back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeNagavci: LDK-së iu deshëm më pak se katër ditë për marrëveshje me...

Nagavci: LDK-së iu deshëm më pak se katër ditë për marrëveshje me presidentin e tyre Hashim Thaçin!

Të ngjajshme

Abdixhiku: Do të dëshiroja që kjo ditë të shënohet me maturitet politik, me debate të hapura

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku para...

Selmanaj: Është vlerë e madhe e LDK-së që Hoti të jetë në krye të partisë

Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Driton Selmanaj, ka thënë...

Elijona rikthehet në BBVK pas trajtimit mjekësor

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj,...

Luis Enrique për Cristiano Ronaldon: Nuk ka datë skadimi

Trajneri i njohur spanjoll, Luis Enrique, ka habitur ndjekësit...

Nënkryetarja e Kuvendit nga radhët e VV-së, Arbërie Nagavci ka goditur ish-partnerin e koalicionit Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Nagavci në shkrimin e saj në Facebook thekson se LDK-së ju deshën 4 muaj për të bërë koalicion me VV-në ndërsa veç katër ditë për të arritur marrëveshje me AAK e NISMA.

“Me gjasë më pak se katër ditë u janë dashur për të arritur marrëveshjen me Hashim Thaçin, presidentin e tyre” shkruan Nagavci në Facebook raporton Gazeta Blic.

Postimi i plotë:

LDK-së iu deshtën katër muaj për të arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me LV! por duket se i mjaftojnë vetëm katër ditë për të arritur marrëveshje me AAK e NISMA.

Me gjasë më pak se katër ditë u janë dashur për të arritur marrëveshjen me Hashim Thaçin, presidentin e tyre.

Me LV! diskutimet kanë qenë parimore e për program.

Nuk e di për diskutimet me të tjerët, por di se gjatë fushatës zgjedhore premtimet kanë qenë se do të luftohet krimi e korrupsioni, se do të ndërrohet kursi i qeverisjes së PAN-it, se do të ketë shpresë për këtë vend, e këto premtime vetëm me LV! mund të realizohen.

Neve na patën kërkuar të Besojmë, se çfarë u kanë premtuar tjerëve e dinë vetëm ata.

Të Fundit

Sport

ShowBiz