back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeKurti uron muajin e Ramazanit: Sivjet kjo festë nuk është e njejtë,...

Kurti uron muajin e Ramazanit: Sivjet kjo festë nuk është e njejtë, rrini në shtëpitë tuaja!

Të ngjajshme

“Do t’i vendosim edhe tendat”, shqiptarët nga Sllovenia drejt Hagës me autobus

Nga Sllovenia drejt Hagës me autobus është nisur Egzon...

Të shtëna me armë zjarri në Kaçanik

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se të...

Enver Hoxhaj niset për në Hagë: Në mbrojtje të vlerës më të shenjtë, UÇK-së

Ish-ministri i jashtëm i Kosovës, deputeti nga PDK, Enver...

Sekretari Rubio viziton Izraelin

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, nisi vizitën e...

Ofendoi dhe kanosi nënën e tij, arrestohet i dyshuari në Gjilan

Është arrestuar një burrë në Gjilan, nën dyshimin se...

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka uruar muajin e shenjtë të Ramazanit.

Kurti përmes një shkrimi në “facebook”, ka thënë se sivjet kjo festë nuk është e njejtë për shkak të situatës nga COVID-19.

Tutje ai ka thënë se institucionet fetare, myftinjtë e hoxhallarët po iu bëjnë thirrje besimtarëve të ruajnë distancën sociale dhe të rrinë në shtëpitë e tyre.

Shkrimi i plotë:

Të dashur besimtarë myslimanë, pas pak orësh fillon syfyri i parë i muajit të shenjtë të Ramazanit.

Ky muaj, për besimtarët është muaji i agjërimit, i cili kufizon lakminë e gojës e të barkut, dhe lartëson bujarinë e drejtësinë e zemrës e të mendjes. Është muaji ku më shumë sheh e dëgjon shpirti, sesa veshi e syri.

Në këtë muaj të devotshmërisë besimtari i përkushtohet Zotit dhe shton kontributin e vet për komunitetin dhe për njerëzit në nevojë. Zakonisht Ramazani është muaj që forcon shoqërinë e bashkësinë, me vizitat për iftar te njëri-tjetri e me mbledhjet në xhami për t’u falur e për të biseduar. Mirëpo sivjet nuk do të jetë kështu. Institucionet fetare, myftinjtë e hoxhallarët po iu bëjnë thirrje besimtarëve të ruajnë distancën sociale dhe të rrinë në shtëpitë e tyre. Dhe kjo thirrje duhet respektuar, që të mbrojmë njëri-tjetrin prej sëmundjes së rrezikshme, të cilën do ta kalojmë sa më shpejt, me ndihmën e Zotit e të mjekësisë. Pra, të dashur besimtarë, respektojini udhëzimet e mjekëve e kufizimet qeveritare, edhe gjatë Ramazanit.

Unë ua uroj gjithë myslimanëve Ramazanin, dhe dëshiroj që të jenë sa më vullnetfortë, zemërbardhë e të lumtur gjatë këtij muaji të agjërimit. Shpresoj që të gjithë ne të udhëzohemi kah e drejta, pra të gjithë, të çdo feje, besimtarë e jobesimtarë, sepse kohë të vështira po afrojnë në vendin tonë, për shkak të lakmisë së pakufizuar të disave. Zoti na ndihmoftë.

Ramazan të mbarë, të dashur miq myslimanë!

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz