back to top
Sunday, February 1, 2026
BallinaLajmeJep dorëheqje Nenad Rashiq

Jep dorëheqje Nenad Rashiq

Të ngjajshme

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, në një konferencë për media ka njoftuar se këshilltari i tij politik, Nenad Rashiq, njëkohësisht drejtor i të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, ka dhënë dorëheqje, për shkak të një aktakuze.

Aktakuza ishte ngritur nga Prokuroria Speciale për punën e Rashiqit në Komitetin Qeveritar për Privatizim.

“Më 2 prill kam emëruar këshilltar politik dhe drejtor të Zyrës për Çështje të Komuniteteve, Nenad Rashiq, që gjithmonë e kam çmuar dhe vazhdoj ta çmoj. Mirëpo ende pa u bërë dy javë prej emërimit atij iu ngrit një aktakuzë nga prokuroria speciale dhe në këtë mënyrë u cënuar funksioni që ushtronte. Besoj në pafajsinë e tij. Bëhet fjalë për procese që janë të vjetra sikurse regjimi i vjetër dhe gjithashtu bëhet fjalë për aktakuza për të cilët krerët e çështjes nuk ndodhen në aktakuzat që ngritën.

Gjithmonë kemi persona që kanë qenë aty në rrethin e tretë dhe të katërt. Prandaj si zakonisht me këto aktauzat e regjimit të vjetër të shteit të kapur të Kosovës është më mirë të shihet se cilët emra mungojnë.

Z. Nenad Rashiq ma ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit të tij politik dhe drejtorit për komunitete në kuadër të zyrës së kryeministër”, ka thënë Kurti”.

Rashiq e ka falënderuar për bashkëpunim kryeministrin në detyrë Kurti.

“Kemi pasur pak kohë të bashkëpunimit me kryeminstrin dhe me të tjerët. Por ai besimi dhe ajo bindja se brenda institucioneve se mund të bëhet një organizohet dhe të bëhet një strukturë e mirë nëse keni njerëz të mirë. Nëse keni njerëz të vetëdijshëm që udhëheqin këtë sistem. Vërtetë jam i lumtur që ka njerëz të rinj. Mua ma kanë dëshmuar personalisht. Unë e falënderoi kryeministrin për mundësinë e dhënë”.

Ai theksoi se rastet gjyqësore nuk duhet të komentohen.

Ish-ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale tha se ndjehet krenar me punën e tij.

“Sa i përket aktakuzës që është ngritë. Një prej pyetjeve që është ngritë në politikë, atë se çka kam mësuar është se nuk duhet të komentohen rastet gjyqësore. Vetëm për shkak të kësaj ne duhet të kemi gjyqësor të pavarur. Dhe ja çka ka ndodhur prej vitit 2008 deri në vitin 2013”.

“Në komitetin ministror unë kam qenë përgjegjës për çështjet më të ndjeshme. Unë ju kam dhënë të drejtë punëtorëve, ndihma sociale, dhe të gjitha vendime që kanë dalë negativ për punëtorët. Unë jam krenar që kam arritur të i mbajë në punë të gjithë punëtorët dhe ju kemi siguruar kontrata për 5 vjet që ndihma sociale ka mbetur e njëjta. Unë mendoj që e kam kryer punën me sukses”.

Ai tha se ndjehet i pafajshëm.

“Ajo çka ka ndodhur në dy javët e fundit, më ka shqetësuar dhe jam i dëshpëruar sepse akoma ekzistojnë mekanizma që duan të shkatërrojnë këtë vetëdije. Unë do ta vazhdojë të analizoj lidhur me ngjarjet. Unë jam i pafajshëm, por kjo mbetet të vërtetohet”.

Të Fundit

Sport

ShowBiz