BallinaLajmeAliu: 86 të infektuar nga Ferizaj janë raste të të punësuarve në...

Aliu: 86 të infektuar nga Ferizaj janë raste të të punësuarve në kampin Bondsteel

Të ngjajshme

Arrestohet një person i kërkuar me urdhëresë gjykate në Fushë Kosovë

Policia e Rajonit të Prishtinës ka arrestuar një person...

​Mblidhet Kryesia e PDK-së

Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Partisë Demokratike të...

Mot i paqëndrueshëm: IHMK paralajmëron për erëra të fuqishme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka dalë me një njoftim...

“Krimi vazhdon”, mesazhi i fortë nga rivarrimi i Ajvaz Shehut

Në përvjetorin e njëzet e shtatë të masakrës në...

Ferizaj është qyteti me më së shumti raste me koronavirus në Kosovë. Nga Ferizaj janë regjistruar 90 të infektuar deri tash, ndërsa dy prej tyre kanë vdekur.

Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, në një videomesazh për Gazetën Sinjali ka treguar se shumica absolute e të infektuarve me COVID-19, përfshirë edhe dy viktimat, janë raste të të punësuarve në kampin amerikan Bondsteel.

“Prej këtyre 90 rasteve, 86 raste janë të të punësuarve në kampin Bondsteel”, ka thënë Aliu.

Tutje, ai ka treguar edhe burimin e infektimit të 4 të tjerëve që s’kanë të bëjnë me Bondsteelin.

“Tre prej tyre janë me origjinë të burimit nga fshati Topanicë e Komunës së Kamenicës, ku një familjar, qytetar i Ferizajt kishte shkuar në vizitë atje dhe ishte infektuar nga nëna e tij. Ndërsa një rast që tashmë është i shëruar ka qenë nga Gjermania, ku është vendosur në karantinë në Qendrën e Studentëve, pastaj nga testet e bëra në Klinikën Infektive ka rezultuar pozitiv”, ka thënë Aliu./GazetaSinjali/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz