Kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, sapo ka publikuar një mesazh në Facebook.
Një mesazh ku një qytetar i ka shkruar një mesazh ku i ka ofruar 200 euro për të ndihmuar familjet në nevojë, dhe për më tepër ato para i ka kursyer për prindrit e tij, shkruan DrenicaPress
Postimi i plotë:
Njerëz të mrekullueshëm, humanistë, solidarë e me zemër të madhe!
Në këtë kohë pandemie u vë në pah edhe njëherë zemërgjerësia, solidariteti e humanizmi i pashoq i shqiptarëve anekënd botës.
Dhjetëra donacione të ndara nga shoqata, biznese, qytetarë nga Kosova e diaspora për familjet në nevojë.
Mijëra falënderime në emër të qytetarëve për tërë përkrahjen e dhënë.
Dëshmi e humanizmit të madh që kemi si popull autokton e me zemër të madhe është edhe kjo fotografi, ku një qytetar pavarësisht gjendjes jo të mirë ekonomike të tij shprehu dëshirën të jap paratë e fundit të kursyera, për familjet në nevojë.
Qytetarin e nderuar e falënderuam për gatishmerinë por nuk pranuam që ai dhe familja e tij të mbesin keq në këtë kohë pandemie.
Të bashkuar, me humanizëm e solidaritet kalojmë me sukses çdo sfidë që kemi para nesh.
Panik Jo, Kujdes Po!