BallinaLajmeEkskluzive: Presidenti sot takon liderët e partive politike, gati qeveria e re

Ekskluzive: Presidenti sot takon liderët e partive politike, gati qeveria e re

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Presidenti i Republikës së Kosovës sot pasdite do t’i takojë liderët e partive politike parlamentare për të gjetur rrugën drejt formimit të qeverisë së re.

Burimet e IndeksOnline kanë thënë se liderët janë njoftuar për takimin që do të ndodhë pasdite, ndërsa në të do të flitet për hapat e mëtutjeshëm drejt formimit të ekzekutivit, pa Lëvizjen Vetëvendosje.

Ndryshe sot Thaçi i ka shkruar edhe letrën e tij të pesë, liderit të VV-së Albin Kurti me anë të së cilës e ka njoftuar atë që nuk e ka shfrytëzuar të drejtën e tij të propozimit të kandidatit të ri për ta formuar Qeverinë e re.

Thaçi ka njoftuar Kurtin se tashmë do të bëjë një konsultim të përbashkët me liderët e partive politike parlamentare për hapat e mëtejmë që do të ndërmerren, në pajtueshmëri me Kushtetutën e Kosovës.

Në këtë letër, Thaçi i rikujton Kurtit se në pajtim me mandatin kushtetues të Presidentit të Republikës së Kosovës është përgjegjësi e tij ta ruajë stabilitetin e vendit dhe ta garantojë funksionimin demokratik të institucioneve të Kosovës./IndeksOnline/

 

 

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz