back to top
Sunday, September 7, 2025
BallinaLajmeFillojnë procedurat për uljen e pagave në sektorin publik?

Fillojnë procedurat për uljen e pagave në sektorin publik?

Të ngjajshme

Finlanda me Edon Maxhunin e eliminojnë Serbinë nga EuroBasket 2025

Finlanda ka shkaktuar një surprizë të madhe në EuroBasket...

Venezuela i vendos anijet raketore, pranë brigjeve të vendit

Marina Venezueliane po i përgjigjet vendosjes së anijeve të...

Çitaku: Vetëvendosje ka bashkëpunuar me Listën Serbe tash e 5 vite, e dëshmojnë përgjimet

Nënkryetarja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe deputetja...

Nesër mbyllet rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë, kjo është arsyeja

Rruga “Fehmi Agani” në Prishtinë nesër do të mbyllet...

Gattuso para ndeshjes ndaj Izraelit: “Jam për paqe, por ne duhet të luajmë”

Trajneri i Kombëtares së Italisë, Gennaro Gattuso, është deklaruar...

Ministri në detyrë i Financave dhe Transfereve, Besnik Bislimi, ka paralajmeruar pesë ditë më parë se nëse për shkak të Koronavirusi vazhdon kriza ekonomike, atëherë do të preken edhe pagat e sektorit publik, për të cilat ka paralajmëruar ulje.

“Nuk mundet kriza me vazhdu edhe dy muaj e ne mos me i prek edhe rrogat e sektorit publik”.

“Ka opsione të ndryshme: Nëse ne themi jemi në muaj të mbijetesës, dhe jemi në muajt ku po punojmë vetëm me staf esencial, unë nuk e di pse mbijetesa duhet me qenë ndryshe për gjyaktës dhe ndryshe për një zyrtar financiar”.

“Një opsion mundet me qenë të gjithë të punësuarit në sektorin publik, përjashto sektorin e shëndetësisë dhe të policisë qe janë në angazhim maksimal e kanë pagën e njëjte 400 euro, 400 euro. Unë përsonalisht e kisha favorizu një opsion të tillë”, ka thënë Bislimi.

Gazeta Blic, merr vesh se tashmë kanë filluar punën për ta bërë një gjë të tillë.

Sipas burimeve brenda ministrisë, thuhet se ministria e financave, ka kërkuar nga ana e ATK-së, ta kenë listën e plotë të pagave, në mënyrë që ta bëjnë një analizë dhe më pastaj ta marrin vendimin.

“Kanë nisur me punën për t’i zbritur pagat në sektorin publik. ATK ka kërkuar ta kenë listën e plotë të pagave, në mënyrë që ta analizojnë dhe pastaj të marrin vendim”, i ka thënë ky burim Gazetës Blic.

Gazeta ka tentuar të flas gjatë gjithë ditës me ministrin në detyrë të Financave, Besnik Bislimi, por komunikimi me të ka qenë i pamundur.

Në anën tjetër, para disa ditëve, përfaqësuesit e biznesve dhe odat ekonomike, kanë kërkuar uljen e pagave në sektorin publik dhe me ato mjete të ndihmohet ai privat. Ato kanë kërkuar alokimin e 300 milionë eurove për sektorin privat, një pjesë e të cilave mund të sigurohet nga zbritja e pagave në sektorin publik.

Gjithçka pritet të sqarohet ditëve në vijim.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz