back to top
Tuesday, January 27, 2026
BallinaLajmePyetja për ‘1 milion euro’ që i drejtohet Fatmir Limaj: Ku i...

Pyetja për ‘1 milion euro’ që i drejtohet Fatmir Limaj: Ku i more paratë që pagove avokatin më të shtrenjtë britanik?

Të ngjajshme

Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e arrestuar në Shqipëri

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 19 protestues...

Rinumërimi: Albin Kurtit deri më tani i janë hequr mbi 400 vota

Janë rinumëruar mbi 75 për qind e votave të...

Shkurte Fejza lajmërohet nga Stambolli, ja kush po e shoqëron

Shkurte Fejza është një nga këngëtaret me të dashura...

SHBA-ja, Britania, Franca dhe Gjermania mirëpresin zgjatjen e armëpushimit në Siri

SHBA-ja, Mbretëria e Bashkuar, Franca dhe Gjermania përshëndetën sot...

Ish-deputeti i Kosovës, tash këshilltar i kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Driton Tali përmes një postimi në Facebook, i është drejtuar Fatmir Limajt me një sërë pyetjesh.

Tali shkruan se Limaj kurrë nuk tregoi se si e ka paguar avokatin britanik për padinë që e ka pasur për “Korrupsion në MTPT”.

Ai thotë se ky avokat është njëri ndër më të shtrenjtët britanik.

Tali ka treguar se në fillim Limaj e ka pas pagën e deputeti 400 marka, pastaj 600 e më vonë mbi 1 mijë, por edhe si ministër është paguar ngjashëm.

Postimi i plotë:

Fatmir Limaj kurrë nuk na tregoi se si e paguajti avokatin britanik, Karim Khan, për padinë “Korrupsioni në MTPT” të mëse 80 milion eurove, të Buxhetit, e cila ju bë me 2013-2016.

Karim Khan është njëri nga avokatët më të shtrenjtë britanik.

Për aq sa dihet, Fatimir në fillim fare si deputet paguheshe 400 marka, pastaj rreth 600 marka, e 800 euro, në 2009 paga e deputetëve rritet në 1050 euro (plus komisionet 200 euro).

Po ashtu si ministër paguheshe ngjashëm.

Prandaj, tregona burrë ku i morre paret për ta paguar Karim Khanin?1

Mbase me ato paret që (ti si patriot që je) e padite Shtetin tond për 7 milion (saktësisht 6.987.314), për rastin “Kleçka”.

Ups, nine harrova se si kundërpërgjigje t’u dhanë 7 mijë euro si dëmëshpërblim që ti si morre – i refuzove!

Prandaj, ku i morre paratë?!

Ani kur e bëjë hesap që ti rrjedh nga një familje punëtore, e që në gyrbet ja dalë vonë dhe ke qëndru pak, kërqyshë kjo vogëlsia ime s’pe kupton ku i morre paratë?!

Të Fundit

Sport

ShowBiz