Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, është liruar nga Klinika e Urologjisë e Qendres Klinike dhe Universitare të Kosovës.
Kjo është konfirmuar nga Presidenca, njofton Klan Kosova.
Thaçi pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, sot kishte shkuar për një kontroll në Emergjencën e QKUK-së dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë ku ishte trajtuar nga personeli mjekësor profesional.