Drejtori i Shëndetësisë në Vushtrri, Sylejman Meholli, ka bërë të ditur se atje brenda dy ditëve nuk është dalë asnjë qytetarë i prekur me Covid-19, transmeton Klan Kosova.
“Ndërsa sot janë kryer 10 teste dhe falë Zotit, 8 janë negativ dhe 2 do të ritestohen nesër. Dje janë kryer 3 teste dhe kanë rezultuar negativ”.
“Puna e madhe e mantelbarëdhëve dhe shtabit komunal, masat që bashkë kemi marrë, bashkëpunimi e solidariteti qytetar po funksionojnë. Beteja jonë me Coronavirus po shkon drejt fundit”.
“Ju lutem vazhdoni të bashkëpunoni, #rrinshpi ruaje vetën, kujdesu për familjen, ruaje qytetin nga #coronavirus”, ka shkruar Meholli në rrjetin social Facebook.