back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeKëshilltari i Thaçit godet Kurtin: Pranimi i 1 mijë testeve nga Serbia,...

Këshilltari i Thaçit godet Kurtin: Pranimi i 1 mijë testeve nga Serbia, imunizoi kriminelet serbë

Të ngjajshme

Petrol Company po sfidon tregun me çmime të ulëta të karburanteve

Çdo mëngjes kur zgjohesh, çmimet janë rritur. Çdo drekë...

Goretzka do të largohet nga Bayerni në fund të sezonit

Aventura e Leon Goretzkas te Bayerni po vjen drejt...

Rrahje mes dy profesorëve në Ferizaj në korridorin e një shkolle, reagon Policia

Një incident i pazakontë ka ndodhur këtë mëngjes në...

Vazhdojnë kritikat ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, për pranimin e 1 mijë testeve nga Serbia kundër Covid-19.

Artan Behrami, këshilltar i presidentit Thaçi në profilin e tij në Facebook ka shkruar se Gebelsi i Millosheviçit, Aleksander Vuçiq arriti që me një investim minimal t’i shkaktojë dëm maksimal Kosovës.

“Pranimi i 1 mijë testeve kundër Covid-19, si “shenjë e vullnetit të mirë të Serbisë”, i ka imunizuar kriminelet serbë që i kryen mbi 400 masakra në Kosovë dhe mbi 20 mijë dhunime, duke vrarë rreth 13 mijë civilë të pafajshëm, mbi 1 mijë prej të cilëve ishin fëmijë. Kurti, brenda një dite, i shndërroi në humanistë”, ka shkruar ai.

Sipas Behramit, me një gabim fatal në politikën e Jashtme, Kurti e pranoi ndihmën serbe pa kërkim falje, pa kthimin e të pagjeturve, pa reparacionet etj.

“Kurti e ka ngritur Serbinë në nivel me Rusinë dhe Kinën, të cilat vende janë duke investuar në mbarë botën, e sidomos në Ballkan, për krijimin e një imazhi pozitiv. Kryeministri në dorëheqje duhet të mësojë se nuk ka vullnet të mirë në marrëdhënie ndërkombëtare, por ka vetëm interesa”, ka shkruaj ai më tej.

Sipas këshilltarit të presidentit Thaçi ky akt nuk ishte interes i Kosovës, por vetëm i Serbisë!

Të Fundit

Sport

ShowBiz