BallinaLajmeTestet e Serbisë dhuruar Kosovës kapin vëmendjen e mediave të huaja

Testet e Serbisë dhuruar Kosovës kapin vëmendjen e mediave të huaja

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Të premten (17 prill, 2020) Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për t’i diagnostifikuar personat e prekur me Covid-19 dhe ky veprim nuk ka kaluar pa kapur vëmendjen e disa mediave të fuqishme botore.

E para që ka shkruar për veprimin e shtetit serb ka qenë Reuters – agjencia e lajmeve me seli në Londër, shkruan Klan Kosova.

“Serbia ia ka dhuruar Kosovës 1000 teste për koronavirus të premten në shenjë solidariteti, përkundër fërkimeve tregtare, historisë së dhunshme të kohëve të fundit dhe dështimit të Kosovës për të siguruar njohje nga Serbia si një vend i pavarur”.

“Një zyrtar serb ka thënë se Beogradi dhuroi testet pa asnjë kusht politik, por me ‘dëshirën për të ndihmuar në tejkalimin e këtij problemi’”.

Për të njëjtin veprim ka shkruar edhe gazeta prestigjioze amerikane New York Times, e cila shkruan se bisedimet e sponsorizuara nga Bashkimi Europian ndërmjet Kosovës dhe Serbisë janë ndërprerë në nëntor të vitit 2018, pasi Kosova ka vendosur taksë prej 100 për-qind ndaj mallrave të prodhuara në Serbi.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz