BallinaLajmeReportazh/Çka u pa gjatë rrugës nga Komorani për në Prishtinë?

Reportazh/Çka u pa gjatë rrugës nga Komorani për në Prishtinë?

Të ngjajshme

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Tiranë/ Protesta e opozitës përpara kryeministrisë, policia njofton masat

Paria Demokratike do të mbajë sot protestën e radhës...

Janë bërë disa ditë që kur Qeveria e Kosovës i ka bërë akoma më të ashpra masat për lëvizjen e qytetarëve.

Dita-ditës, numri i të infektuarve me COVID19 po rritet dhe këto masa janë parë të nevojshme në mënyrë që gjendja të mos bëhet e jashtëzakonshme

Por, si është një ditë në karantinë, me mas të rrepta sigurie?

Nga Komorani deri në Prishtinë, përmes fotografive Syri Net Kosova iu sjell një reportazh se çka u pa rrugëve, kush po lëvizte e çfarë mjete përdoreshin për udhëtim.

Me të marrë rrugën, në fshatin Komoran vërehet se kanë dalë ekipe të policisë për të parë nëse banorët po respektonin orarin e daljes apo jo.

Më pas, gjatë rrugës, vërehet se në qarkullim në magjistralen Pejë-Prishtinë, u panë vetura të vogla, pastaj, edhe vetura që bartnin produkte ushqimore por edhe kozmetike.

Majde, nuk munguan as kamionët që bartin disa nga produktet më esenciale.

Image

Përpos kësaj, në komunikacion vërehen edhe traktorët në qarkullim, pra, bujqit nuk po e ndalin punën e tyre as në këto ditë.

Image

Duke mos mjaftuar me kaq, në fshatin Bresje janë parë edhe punëtorë që mirëmbajnë rrugët, të cilët po kujdesshin që qytetarët të lëviznin në rrugë më të sigurta.

Image

Përveç veturave, në rrugë janë parë edhe këmbësorë, disa me e disa pa masa mbrojtëse.

Image

Pasi kalohet një pjesë e Fushë Kosovës, para se të arrihet afër rrethit te ETC, shihen ekipet e Policisë së Kosovës që kishin dalur në rrugë, ndalnin veturat dhe kontrollonin nëse kishin leje për të hyrë në kryeqytet.

Madje, për shkak se qëndronin nën urëkalimin, kjo pikë policore ngjanin sikur të ishte një pikë kufiri mes dy shteteve.

Image

Me të hyrë në kryeqytet, shihen se ka më shumë njerëz në rrugë, por, edhe makina në lëvizje.

Ndonëse e premte, qyteti ngjante sikur të ishte një e diel e zakonshme.

Image

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz