back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLajmi i Fundit: Një punonjës i QKUK-së nga Skenderaj inektohet me Covid...

Lajmi i Fundit: Një punonjës i QKUK-së nga Skenderaj inektohet me Covid 19

Të ngjajshme

Gruda: Politikanët nuk mund të bëjnë komente për vendime gjyqësore, ato zbatohen

Ish-deputeti i PDK-së Përparim Gruda  ka thënë se vendimet...

Asllani arrin në Turqi, del fotoja e parë

Kristjan Asllani është lojtari më i ri i Beshiktashit. Ai...

Ka shkuar në katër veta numri i të prekurve me Covid 19 në Komunën e Skenderajt, ndërkaq rasti i fundit është i një punonjësi të QKUK-së nga Skenderaj, shkruan Drenica Press.

Rastin e infektimit me Covid 19 të punonjësit nga Skenderaj e ka bërë të ditur vet  kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari.

Jashari më këtë rast ndër të tjera tha: “Personi i infektuar me banim në Skenderaj, është punëtor i QKUK-së dhe stafi mjekësor i QKMF-së Skenderaj bashkë me Policinë janë duke u marrë me këtë rast për procedurat e metutjeshme dhe për hapat që do të merren do të informoheni shpejtë.”

Ky është postimi i plotë i kryetarit Jashsari.

Të nderuar qytetarë të komunës sonë,

Pak me parë u informuam nga IKSHP që kemi edhe një rast me COVID-19 Pozitiv në Komunën tonë.

Personi i infektuar me banim në Skenderaj, është punëtor i QKUK-së dhe stafi mjekësor i QKMF-së Skenderaj bashkë me Policinë janë duke u marrë me këtë rast për procedurat e metutjeshme dhe për hapat që do të merren do të informoheni shpejtë.

Personit në fjalë i dëshirojmë shërim dhe kthim të shpejtë në familje.

Qytetarë të dashur, ju lutem shumë qëndroni në shtëpi, mos rrezikoni shëndetin tuaj dhe të shoqërisë!

Bashkë do t’ia dalim!

Të Fundit

Sport

ShowBiz