back to top
Saturday, January 31, 2026
BallinaLajmeKëshilltari i Kryeministrit kujton momentin kur vajza e tij vdiq në ditën...

Këshilltari i Kryeministrit kujton momentin kur vajza e tij vdiq në ditën kur Mustafa udhëtoj me aeroplan për mjekim jashtë Kosovës

Të ngjajshme

Shoferi shpëton pasi vetura u zë nën rrënojat e murit në Han të Elezit

mbrojtës është shembur papritur dhe ka rënë mbi një...

Sezoni 2026 i Superligës Kineze nis me penalizime të rënda për shumicën e ekipeve

Superliga Kineze e futbollit për sezonin 2026 pritet të...

IPK nis hetimet për arrestimin në Shtime ku dyshohet se policët përdorën edhe dhunën

Inspektorati Policor i Kosovës është njoftuar lidhur me arrestimin...

Interi e gjen te Liverpuli pasardhësin e Frattesit

Interi ka nisur bisedimet me Liverpulin për mesfushorin Curtis...

KQZ: Përfundon procesi i rinumërimit të votave

Në Qendrën për Numërimin e Rezultateve është përmbyllur rinumërimi...

Durim Berisha, këshilltari i Kryeministrit në detyrë, Albin Kurti i ka reaguar Isa Mustafës, Kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), pasi që ky i fundit e quajti deputetën e Vetëvendosjes, Fitore Pacollin, fashiste.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Berisha i ka thënë Mustafës që ta palojë, përcjell Gazeta Insajderi.

Tutje Berisha ka shkruar se Mustafa është duke e hapur gojnë rreth sistemit shëndetësor ka përmendur rastin e lindjes së vajzës së tij.

“Kur Isa Mustafa e hap gojën rreth sistemit shëndetësor dhe mjekimit tonë, m’kujtohet që ato ditë kur i pati ardhur Aeroambulanca nga Austria që atë ta dërgon për shërim jashtë vendit, bashkëshortja ime pati sjellur në jetë vajzën tonë, Mjaltën. Nuk e harroj faktin se përpos medikamenteve, duhej blerë edhe shiringat që kushtojnë 2 cent”, ka shkruar Berisha.

Berisha ka treguar se për shkak të mungesës së kushteve vajza e tij e sapo lindur kishte vdekur.

“Mbi të gjitha nuk harrohen fjalët e Dr. Agronit që më pati thënë pak minuta pas lindjës së saj se “më vjen keq por vajza nuk do të mbijeton. Kudo në botë do të mbijetonte por jo në Kosovë. Nuk i kemi kushtet.” Ashtu edhe ndodhi, ajo ndërroi jetë dy ditë pas u lind, ndërsa këtij vazhdojmë t’ja shohim sherrin, se hajri s’ju ka pa kurrë”, ka shkruar Berisha.

“Ministrinë e Shëndetësisë e kanë udhëhequr vazhdimisht PDK dhe LDK, e ky e hap gojën.Isë, paloje!”, ka përfunduar postimin e tij, këshilltari i kryeministrit Kurti, Durim Berisha.

Krejt ky debat ka filluar pas dekalaratës së Fitore Pacollit rreth shërimit të nënës së ish-kryeministrit Ramush Haradinajt dhe atij të Isa Mustafës jashtë vendit. /Insajderi.com/Drenicapress

Të Fundit

Sport

ShowBiz