Prokuroria Themelore në Gjilan, të mërkurën, ka ndaluar për 48 orë një të dyshuar, nën dyshimin për veprën penale “Prodhimi dhe shpërndarja e produkteve të dëmshme mjekësore”.
Personi i arrestuar ka prezantuar një bar, duke theksuar se me atë produkt shërohet koronavirusi.
“Zëri.info” ka mësuar se fjala është për një mjek popullor nga Gjilani, i cili përmes rrjeteve sociale ka prezantuar një ilaç, me të cilin pretendonte se shëron koronavirusin.
Mjeku i arrestuar, Kadrush Abazi, bashkë me ilaçin që pretendonte se shëron koronavirusin ka postuar në rrjetet sociale edhe vendimet e Ministrisë së Tregtisë, me të cilat atij i njihet patenta për një ilaç bimor, që shëron bajamet, kështu duke munduar të jetë më i besueshëm edhe për barin që pretendonte se shëron koronavirusin, shkruan “Zëri.info”.

I njeti publikisht kishte kërkuar vullnetare, të cilët tashmë janë të infektuar me COVID-19, për ta provuar ilaçin e tij.
Përveç arrestimit të tij, Policia ka konfiskuar edhe barin dhe do të dërgohet për analizë në Institutin Bujqësor të Kosovës. /ZERI