back to top
Monday, February 2, 2026
BallinaLajmeIsa Mustafa tregon nëse Vjosa Osmani do të jetë sërish kandidate e...

Isa Mustafa tregon nëse Vjosa Osmani do të jetë sërish kandidate e LDK-së për kryeministre

Të ngjajshme

LVV diskuton për zhvillimet politike e konstituimin e institucioneve

Situata aktuale politike në vend, rezultati zgjedhor, procesi i...

Greqia goditet nga tërmeti, nuk raportohet për dëme

Një tërmet ka goditur sot brigjet e Greqisë perëndimore,...

Londrimi rrëqethet kur dëgjon këngën e Gjestit (video)

Ditën e sotme, Londrimi e ka nisur me ritualet...

Latifi kritikon Chomskyn për lidhjet me Epstein dhe qëndrimet publike

Profesori universitar Blerim Latifi ka reaguar lidhur me figurën...

Këshilli i Përgjithshëm i LDK’së i ka dhënë dritën jeshile një koalicioni të mundshëm qeverisës në mes të LDK-së, AAK-së, Nismës, AKR-së dhe minoriteteve.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa thotë se vendi nuk duhet të shkojë në zgjedhje dhe se Vetëvendosje nuk duhet të zvarrisë çështjen e krijimit të qeverisë së re.

I pyetur për postin e kandidatit për kryeministër , Mustafa tha se nuk e kanë kandidatin e mundshëm për kryeminstër.

“Përderisa nuk vjen mandati tek ne, ne nuk do ta hapim debatin e kandidatit për kryeministër sepse nuk do ta bëjmë askënd kryeministër nominal përderisa ne nuk na ofrohet mandati. Ne atë procedurë do ta kryejmë shpejt sepse kemi mjaft shumë kuadro në LDK dhe mendoj se ai është procesi më i lehtë që mund ne ta kapërcejmë”, shpjegoi ai për RTV21.

Por a do të jetë Vjosa Osmani sërish kandidate?

“Po ne asnjë vendim nuk e kemi. Zonja Osmani ka qenë kandidate atëherë tani është kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ajo ka dhënë deklaratat e saj lidhur me mocionin e mosbesimit edhe me koalicionet e ardhshme, do të thotë do të mbetet në vullnetin e saj dhe deklarimet e saj por në moment që ne hapim këtë çështje do të diskutojmë të gjitha opsionet e mundshme”, tha Mustafa.

Të Fundit

Sport

ShowBiz