Shumë qytetarë sot në Skenderaj kanë dalë për të blerë gjëra të domosdoshme një ditë para rregullave të rrepta për lëvizje të marra nga Qeveria Kosovës për shkak të Covid 19 shkruan Drenica Press.
Shitësit e marketeve në Skenderaj dhe ata të barnatoreve thanë për portalin Drenica Press se “Sot është një numër shumë më i madh i qytetarëve që kanë dalë për të blerë gjëra të ndryshme se sa në ditët e kaluara, kjo si pasojë se gjatë ditës së nesërme të do jenë rregullla më të rrepta për lëvizje”, përcjellë DRENICA PRESS.


