Kryetari i Partisë Demokratike të Skenderajt, Sami Lushtaku së bashku me strukturat e partisë ka vazhduar shpërndarjen e pakove ushqimore në fshatrat e Skenderajt, për familjet nevojtare, shkruan Drenica Press.
Lushtaku bëri të ditur se; Dega e PDK-së në Skenderaj edhe sot ka vazhduar aksionin e shpërndarjes së ndihmave me pako ushqimore e higjienike nëpër fshatrat e Skenderajt. Aksioni ka vazhduar në Llaushë, Tushilë, Aqarevë, Rakinicë, Kopiliq, Vojnikë, Turiqec, Runik, Qubrel, Kosterrc, Syriganë, Klinë të Epërme dhe do të shtrihet në të gjithë fshatrat e komunës sonë.
Falënderojmë të gjithë ata që kanë kontribuar për këtë aksion për të ju gjendur afër qytetarëve që kanë nevojë. Këtë sfidë do ta kalojmë së bashku duke ju qëndruar afër me aq sa kemi mundësi. Ditëve të ardhshme këto familje do të përfitojnë edhe miell. SL

