BallinaLajmeVitia: Javët në vijim janë vendimtare – nga respektimi i rekomandimeve varen...

Vitia: Javët në vijim janë vendimtare – nga respektimi i rekomandimeve varen jetët tona

Të ngjajshme

Aksion antidrogë në Suharekë: Sekuestrohet heroinë, dy të dyshuar në pranga

Gjatë ditës së sotme është zhvilluar një aksion i...

Ymeri kritikon Kurtin për menaxhimin e çmimeve: Qeveria nuk po ndërhyn në kohë

Analisti Visar Ymeri ka kritikuar qeverisjen e Lëvizja Vetëvendosje dhe kryeministrin Albin Kurti lidhur me...

Lewandowski shpjegon pse nuk po i godet penalltitë te Barça

Nëse ka një ndryshim te Barcelona këtë sezon, ai...

Ministri i Shëndetësisë në detyrë, Arben Vitia, në konferencën e përbashkët me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, bëri thirrje për respektim të rekomandimeve dhe vendimeve të marra nga dy institucionet.

Vitia deklaroi se tani e tutje çdo lëshim i bërë mund të kushtojë me jetë, njofton Klan Kosova

“Sot më shumë se kurrë duhet të bashkëpunojmë në këtë betejë për të mbrojtur njëri-tjetrin, deri tani kemi treguar kujdesin kolektiv por jo të mjaftueshëm pasi një lëshim i vogël mund të na kushtojë me jetë”.

Vitia deklaroi se javët në vijim janë vendimtarë për Covid-19 në vend.

“Javën në vijim do të jenë vendimtare për koronavirus, falë masave të marra dhe bashkëpunimit tuaj kemi nën kontroll masën në raport me numrin e të infektuarve dhe viktimave”.

Vitia po ashtu theksoi se gjatë ditëve të fundit ka pasur rritje të të infektuarve bazuar në raportet e Institutit Kombëtarë të Shëndetësisë dhe se tani ka sjellë kërkesën për masa më rigoroze.

“Çdo lëshim i vogël tani e tutje do të na kushtojë shumë, tani e tutje nuk duhet të tolerojmë neglizhencën dhe na duhet në vazhdimësi bashkëpunimi juaj”

“Sonte pas mesnate në të gjitha komunat do të hyjë në fuqi vendimi për kufizimin e lëvizje, të gjitha masat do të jenë të njëjta që kanë qenë më herët. Kemi marrë masa për shtrëngim të masave që do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës dhe do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, deklaroi Vitia.

Vitia mes tjerash the se nga respektimi i rekomandimeve dhe masave të marra do të varen jetët tona.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz