back to top
Thursday, January 29, 2026
BallinaLajmeVetëvendosje i përgjigjet Thaçit: I keni bërë hesapet keq, Qeveri pa fituesin...

Vetëvendosje i përgjigjet Thaçit: I keni bërë hesapet keq, Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk ka

Të ngjajshme

Shqipëri: Pakësohen martesat, shtohen divorcet – familja shqiptare drejt ndryshimit

Në Shqipëri, çiftet nuk preferojnë më të kurorëzohen, ndërkohë...

Reperja shpreh publikisht mbështetjen e saj për Trump-in: Jam fansja jote!

Reperja e famshme Nicki Minaj ka deklaruar publikisht se...

Berisha: Kam pasur kontakte me zyrtarë të lartë të LVV-së pas zgjedhjeve

Veton Berisha nga Partia Liberale Egjiptiane ka konfirmuar se...

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, dje përmes një letre drejtuar Kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurtit, i ka kërkuar sërish që ta propozojë kandidatin e ri për kryeministër për ta formuar Qeverinë e re, pas mocionit të mosbesimit ndaj Qeverisë së tij.

Kjo letër nga Lëvizja Vetëvendosje po shihet si koordinim i presidentit me LDK-në dhe partitë e opozitës për largimin me çdo kusht të kryeministrit Kurti, shkruan Reporteri.net.

Nënkryetarja e VV-së, Arbërie Nagavci ka thënë se Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë.

“Sot, përballë Qeverisë në detyrë që është përkushtuar për të qenë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të pazakonshme për gjithë njerëzimin, kemi të njejtët ish PLAN,LDK dhe Presidentin që shofin për një kapje të re, për përmbysje të vullnetit të qytetarëve duke tentuar të krijojnë qeveri jolegjitime. Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë”, ka shkruar ajo.

Reagimi i plotë:

Në një paraqitje televizive, para dy nate Baton Haxhiu paska theksuar se shumë shpejt vendi do ta ketë Qeverinë e re. “Javën tjetër presidenti do t’ia jap partisë së dytë mandatarin për formimin e Qeverisë. Vetëvendosje dhe PDK do të mbesin në opozitë”, ka deklaruar Haxhiu.

Dje në mledhje të Kryesisë, shefi i GP të LDK-së, në vazhdimësi insistonte se duhet të ketë Qeveri të re. Kërkesës së Qeverisë në detyrë për të proceduar masat mbrojtëse për muajt në vijim, me qëllim të plotësimit të nevojave të qytetarëve, shefi i grupit parlamentar të LDK-së, iu përgjigj me bashkërendim të veprimeve me PDK-në duke bërë obstruksione ndaj Qeverisë në detyrë.

Ndërkohë dje edhe Presidenti Thaçi ka vazhduar me letrën e dytë për LV! përkundër se Kryeministri dhe Qeveria në detyrë janë maksimalisht të përkushtuar në menxhimin e situatës me pandeminë e virusit Covid-19.

Përballë një Qeverie që me nivelin më të lartë të përgjegjësisë filluan luftimin e krimit, korrupsionit dhe çkapjen e institucioneve, kishim një kordinim të LDK-së, partive të PLAN-it, dhe Presidentit për të rrëzuar këtë qeveri.

Sot, përballë Qeverisë në detyrë që është përkushtuar për të qenë sa më afër qytetarëve edhe në këto ditë të pazakonshme për gjithë njerëzimin, kemi të njejtët ish PLAN,LDK dhe Presidentin që shofin për një kapje të re, për përmbysje të vullnetit të qytetarëve duke tentuar të krijojnë qeveri jolegjitime.

Por, i kanë bërë hesapet pa hanxhinë. Sovrani e ka thënë fjalën e vet në zgjedhjet e fundit dhe ka nxjerr LV! si fitues të zgjedhjeve. Qeveri pa fituesin e zgjedhjeve nuk mund të ketë.

Ashtu si dhe pas zgjedhjeve të reja, kurdo që ato do të ndodhin, nuk do të ketë fitues nga këta që janë kaq të papërgjegjshëm e jonjerëzor edhe në këto ditë pandemie.

Të Fundit

Sport

ShowBiz