back to top
Saturday, December 20, 2025
BallinaLajmeVazhdojnë zjarret masive në tri fshatra të Vushtrrisë

Vazhdojnë zjarret masive në tri fshatra të Vushtrrisë

Të ngjajshme

Osmani: Kosova ecën përpara duke fituar miq

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani theksoi sot se përveç...

23-vjeçarja arrestohet në Serbi, pritet ekstradimi në Shqipëri

Si rezultat i bashkëpunimit me autoritetet policore serbe, koordinuar...

Konjufca: Veteranët e arsimit në Podujevë nuk lëshojnë pe

Në një takim të ngrohtë në një nga kafenetë...

Enver Hoxhaj garanton se PDK do të rrisë të gjitha pensionet mbi 50%

Kandidati për deputet dhe ish-ministri i Punëve të Jashtme,...
- Advertisement -

Vazhdojnë zjarret masive në fshatrat Skromë, Gumnishtë dhe Skoçne. Ekipet e zjarrfikësve po përpiqen maksimalisht që të shuajnë zjarret të cilat kanë filluar që në orët e hershme të mëngjesit të sotëm.

” Apeloj tek secili banorë i këtyre zonave të prekura, kushdo që vëren se zjarri po vihet me qëllim, të lajmëroj urgjentisht organet e sigurisë( Policinë e Kosovës) dhe organet komunale përgjegjëse.

Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale dhe dënohet sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës”, ka thënë Bajrush Kosumi drejtor i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Ai tutje ka thënë se pyjet janë aset kombëtarë dhe duhet ti ruajm me të gjitha potencialet tona.

Njoftimi i plotë i tij:

Të nderuar qytetarë. Vazhdojnë zjarret masive në fshatrat Skromë, Gumnishtë dhe Skoçne. Edhe sot së bashku me dy pjestarë të kabinetit të Kryetarit të Komunës, zt. Shkelzen Xhaferi, zt. Naim Bunjaku dhe bashkë me ekipin e zjarrëfiksëve, që nga orët e hershme të mengjesit po bëjmë përpjekje maksimale për ti shuar këto vatra të rrezikshme të zjarrit. Apeloj tek secili banorë i këtyre zonave të prekura, kushdo që vëren se zjarri po vihet me qëllim, të lajmëroj urgjentisht organet e sigurisë( Policinë e Kosovës) dhe organet komunale përgjegjëse. Zjarrvënia e qëllimshme është vepër penale dhe dënohet sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës. Pyjet janë aset kombëtarë dhe duhet ti ruajm me të gjitha potencialet tona. Gjithashtu ju bëjë thirje që në këtë kohë të pandemis, të lëvizim kujdeshëm, mundësisht të qëndrojmë në shtëpit tona, ta ruajm shëndetin e gjithmbarshëm.

Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim Bajrush Kosumi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz