back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajme“Muri i turpit”, përkrahës të Kurtit e VV’së të organizuar shajnë e...

“Muri i turpit”, përkrahës të Kurtit e VV’së të organizuar shajnë e fyejnë ambasadorët amerikanë, Kosnett e Grenell

Të ngjajshme

10 mami shqiptare në pritje të ëmbël në të njëjtën kohë

Një rastësi e bukur ka bërë bashkë 10 mami...

Imri Ahmeti premton realizim 100% të planprogramit për Lipjanin

Kandidati për kryetar të Lipjanit ng radhët e Lidhjes...

Media holandeze raporton për protestën kundër Gjykatës Speciale në Hagë

Tek Gjykata Speciale për Kosovën në Hagë, këtë të...

A dështoi VAR-i në Superligën e Turqisë? Ky gol nuk ju pranua sulmuesit të Fenerbahces

Skuadra e Fenerbahces është duke luajtur ndaj Trabzonsporit, ndeshjen...

Xhafer Gashi: Ne kemi kthyer dinjitetin e qytetarëve tanë

Komuna e Obiliqit ka ndryshuar rrënjësisht nën udhëheqjen e...

Pas një fushate linçuese ndaj emisarit të Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, dhe fyerjeve ndaj tij në baza të orientimit seksual, përkrahës të Lëvizjes Vetëvendosje kanë organizuar edhe një fushatë kundër ambasadorit amerikan në Prishtinë, Philip Kosnett, raporton Gazeta Express.

Fyerje të rënda ndaj Kosnett dhe amerikanëve vijn në mënyrë të organizuar pas rrëzimit të Kurtit nga pushteti si rezultat i një mocioni të Lidhjes Demokratike të Kosovës që u përkrah nga 82 deputetë në Kuvend.

Një gjuhë të tillë linçuese të përkrahësve të Kurtit ndaj Kosnett , Grenell e amerikanëve, e ka denoncuar një faqe në “facebook” e titulluar “ LDK per Kosoven”.

Në këtë faqe janë publikuar qindra komente fyese të përkrahësve të Vetëvendosjes në adresë të amerikanëve, me mbishkrimin “ Wall of shame” apo “ Muri i turpit”.

Raportet e Kurtit me amerikanët kanë pësuar një çarje të pariparueshme pas refuzimit të këtij të fundit për ta hequr taksën sipas kërkesës së Washingtonit.

Tashmë Kurti pas përkrahjes nga BE, thotë se Evropa s’mund të zëvëndësohet me asnjë kontinent tjetër meqë e ardhmja e Kosovës është pikërisht në Evropë./Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz