Janë konfirmuar edhe tri raste të reja me koronavirus në Kosovë.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se një rast është nga Suhareka, një nga Prishtina dhe një nga Leposaviqi.
“Rastet pozitive janë raste kontakti, një (1) rast me vendbanim nga Suhareka, një (1) rast me vendbanim nga Hajvalia-Prishtinë, një (1) rast me vendbanim nga Leshak- Leposaviq”, njofton IKSHPK.
Deri më sot, numri i të infektuarve me virus në Kosovë ka shkuar në 227.
- Advertisement -