back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeVjen përgjigja e Kadri Veselit pasi Konjufca i VV’së hoqi vijat e...

Vjen përgjigja e Kadri Veselit pasi Konjufca i VV’së hoqi vijat e kuqe ndaj PDK’së

Të ngjajshme

Melania Trump rrëfen jetën e saj private përmes një dokumentari

Zonja e Parë e Shteteve të Bashkuara, Melania Trump,...

Probleme në avionin e Kristjan Asllanit, anulohet fluturimi Milano-Stamboll

Besiktas gjeti marrëveshje me Interin për të afruar Kristjan...

AKU: Qumështi për foshnja Aptamil po tërhiqet urgjentisht nga tregu

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka njoftuar këtë të enjte...

Zbulohet papritur: Ismet Beqiri pritet të jetë kandidat për kryetar të LDK-së

Të shtunën Lidhja Demokratike e Kosovës do të mbaj...

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për bashkëpunimin e mundshëm të subjektit politik që ai e drejton me parti të tjera.

Veseli ka thënë se PDK’ja nuk ka vija të kuqe për asnjë parti në vend.

Deklarata e Veselit vjen pasi Glauk Konjufca i Lëvizjes Vetëvendosje nuk e përjashtoi mundësinë e një koalicioni mes VV’së dhe PDK’së.

“Nuk kam vija të kuqe, po e ritheksoj, me asnjë parti, nuk është sot që po e them. Ato vija të kuqe e kanë dëmtuar Kosovën. Është mirë të largohen nga mohimi qytetar, për hir të disa mohimeve për të fituar në elektorat”, ka thënë Veseli në Rubikon.

“Nuk e shoh bashkëpunimin me secilën parti, ne qëndrojmë në opozitë, po reflektojmë në atë se kemi bërë mirë në këtë vend dhe jemi krenarë”, ka shtuar ai.

“Asnjë partie në Kosove që zgjidhet nga qytetarët nuk i bëj vija të kuqe, nuk i bëj kryq, s’ka diferencim, s’ka vija të kuqe për shqiptarët, edhe gjatë fushatës. Mos, se jeni duke dëmtuar. Nuk shoh bashkëpunim me secilën parti, janë disa kritere, në rend të parë lufta kundër korrupsionit, dhe mbrojtja e integritetit territorial”, ka deklaruar shefi i PDK’së.

“S’kam kryq, me asnjë. Është çështje e marrëveshjes mbi baza parimore, që nuk e lënë Kosovën pas 50 ditëve të dështojë”, është shprehur Veseli.

Të Fundit

Sport

ShowBiz