BallinaShqiptareTronditet Kuçova, nëna e dy fëmijëve i jap fund jetës

Tronditet Kuçova, nëna e dy fëmijëve i jap fund jetës

Të ngjajshme

Skuadra nga Serie A shpreh interesim për Dion Gallapenin

Skuadra e Atalantas ka shprehur interesim për mbrojtësin kosovar,...

Kompania e ujësjellësit të Prishtinës: Janë 45 milionë borxh ndaj nesh

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se konsumatorët...

Palmer i hapur për një transferim te Man Utd

Lidhja e Cole Palmer me Manchester United nuk po...

Një 40-vjeçare nga lagjia “11 Janari” në qytetin e Kuçovës është vetëvarur në dhomën e saj të gjumit.

Ngjarja ka ndodhur pak pas mesnate në banesën ku ajo jetonte me bashkëshortin dhe dy fëmijët. Z.S ka vendosur t’i japë fund jetës,duke u vetëvarur me litar në dhomën e saj të gjumit, ku është gjetur nga bashkëshorti i cili ka njoftuar policinë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të policisë dhe ekspertë kriminialistikë, që bën edhe këqyrjen e vendngjarjes. Burime nga policia bëjnë me dije se,gruaja kishte kohë që vuante nga depresioni për shkak të kushteve të rënduara ekonomike në të cilat jetonte dhe kjo mendohet të jetë edhe shkaku që e ka çuar gruan të ndërmarrë aktin e vetëflijimit.

Menjëherë pas ngjarjes,bashkëshorti i gruas është dërguar për mjekim në spital,pasi kur ka gjetur gruan të varur ai ka rëne pa ndjenja në banesë. Policia po vijoj hetimet për zbardhjen e plotë të shkaqeve të ngjarjes së rëndë./tch

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz