back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmeTakohen kryetarët e komunave të lindjes, bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së...

Takohen kryetarët e komunave të lindjes, bashkëpunojnë për parandalimin e përhapjes së Covid-19

Të ngjajshme

Ky është kandidati që mori rekord votash nga diaspora

Pas përfundimit të numërimit të votave të mërgatës, Sokol...

Vrasja e Senavicius – A ishte i suksesshëm operacioni policor në Veri?

Njësiti Special i Policisë, zbarkoi në veriun e Kosovës...

Ndarja nga Leo, Lela thyen heshtjen

Pas ditëve të spekulimeve që mbushën rrjetet sociale, Lela...

Numërohen votat e diasporës në Prishtinë – ky është rezultati

Ka përfunduar numërimi i votave me postë në komunën...

Era ‘dridh’ Instagramin me paraqitjen e fundit, po duket mahnitëse

Era Istrefi është një nga këngëtaret me të dashura...

Me iniciativë të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot është mbajtur takimi i kryetarëve të komunave pjesë e Agjencisë për Zhvillim Rajonal – Lindje. Në këtë takim ishin pjesëmarrës kryetarët e Komunave të Ferizajt, Vitisë, Kamenicës dhe Novobërdës, njofton Klan Kosova.

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se ky takim është mbajtur për të ndarë përvojat dhe për shtuar bashkëpunimin në mes komunave për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.

“Ne kemi trajtuar masat komunale dhe ndërkomunale për trajtimin e kësaj sëmundje. Jam jashtëzakonisht i lumtur për një bashkëpunim të veçantë. Ky takim me komunat e lindjes është një shembull i mirë që duhet marrë. Ne përfaqësojmë gjysmën e zonës kufitare të Kosovës, në kuadër të bashkëpunimit po mundohemi të parandalojmë përhapjen e pandemisë”, ka thënë Haziri.

Ndërsa Kryetari i Komunës së Ferizajt, Agim Aliu, deklaroi se pademia Covid-19 nuk është duke njohur kufijë lokal por as edhe nacional sipas tij është i domosdoshëm bashkëpunimi.

“Edhe ditët në vijim janë ditë sfiduese kërkojnë shtimin e solidaritetit”.

“Komuna e Ferizajt dhe e Gjilanit janë më të mëdha ne ne do t’i mbështesim komunat e vogëla të këtij regjioni”, ka thënë Aliu.

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, pas këtij takimi tha se Covid-19 është sëmundje e panjohur dhe se nga veprimet dhe ballafaqimet ndaj saj do të mësojnë.

“Covid-19 është shfaqur edhe në komunën tonë. Kemi mësuar shumë nga të gjitha komunat që kanë raste me këtë pandemi. Këtë organizim duhet ta reflektojnë edhe komunat tjera”, ka thënë Kastrati.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka bërë thirrje që këto komuna të ndihmohen më shumë nga institucionet qendrore.

“Ky koordinim është shembull për të gjitha komunat tjera. Komunat që janë futur në izolim kanë nevojë për pako ushqimore, higjienike dhe barna esenciale”, deklaroi Haliti.

Në fund, deklarata e përbashkët nga ky takim ka përmbledhur kërkesat siç janë: përfshirja në pakon fiskale për kategorinë e zjarrfikësve vullnetar, kompanive të pastrimit, shërbimet taksive për subvendionim, pastaj përfshirja e punëtorëve të ndërtimtarisë që nuk kanë kontrata pune në këtë pako të subvencioneve, furnizimin me materiale higjienike, sanitare dhe medikamente të jetë proporcional me madhësinë e komunave dhe me numrin e rasteve të infektuar dhe ndërtimi i një komunikimi aktiv e gjithpërfshirës me të gjitha komunat dhe nivelit qendror do të ndikonte në parandalimin më të lehtë të Covid 19.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz