BallinaLajmeBordi i Ujësjellësit: Ishte politik, u bë politik

Bordi i Ujësjellësit: Ishte politik, u bë politik

Të ngjajshme

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e djeshme e ka shkarkuar Bordin e Drejtorëve të Ndërmarrjes Publike Qendrore Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”.

Me po të njëjtin vendim, qeveria në detyrë ka njoftuar se është emëruar bordi i përkohshëm i kësaj kompanie.

Punësimi dhe politizimi i bordeve të kompanive publike dhe rajonale në Kosovë si duket tashmë është bërë një praktikë normale.

Bordi i vjetër i cili konsiderohej se ishte i politizuar dhe që ishte ndarë në mes të PDK-së, AAK-së dhe NISMË-s gjatë kohës së PAN-it, nuk po i lëshon rrugë këtij të përkohshmit, në krye të të cilit është vendosur Mentor Hyseni, i cili i ishte bashkuar VV-së më 31 Gusht 2019.

Anëtarë të tjerë të këtij bordi janë:

Mentor Hyseni, kryesues dhe drejtues,

Hajrije Morina, drejtore,

Seat Bilibani, drejtor dhe

Idriz Maliqi, drejtor.

Një reagim nga Qeveria për këto emërime erdhi vetëm nga ministrja, Rozeta Hajdari e cila ndër të tjera punësimin e anëtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në ndërmarrjet publike e arsyetoi me faktin se ata janë të përkohshëm dhe se siç tha ajo nuk vjedhin./Reporteri.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz