BallinaLajmeThaçi tregon a është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale

Thaçi tregon a është marrë në pyetje nga Gjykata Speciale

Të ngjajshme

Lebroni vazhdon të thyejë rekorde, bëhet lojtari me më shumti paraqitje në NBA

LeBron James theu rekordin e NBA-së për më shumë...

Ekspertja e Turizmit: Kukësi dhe Korça po blejnë naftë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut

Ekspertja e turizmit, Flora Xhemani Baba, ka shprehur shqetësimin...

Diskutimet dhe vendimi i trupit gjykues, momenti ku peshohet drejtësia dhe historia e vendit tonë

Shkruan: Ardian Bajraktari Në çdo proces penal, momenti kur trupi...

Rama: Nuk ka abuzim me çmimin e naftës në Shqipëri

Kryeministri Edi Rama ka folur për rritjen e çmimit...

Arrestohet një person në Mitrovicë, dyshohet se sulmoi bashkëshorten nën ndikimin e alkoolit

Një person është arrestuar në Mitrovicë pasi dyshohet se...

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka folur për punën e Gjykatës Speciale dhe për marrjen në pyetje të ish-figurave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Thaçi ka thënë në emisionin “Pressing”, në televizionin T7, se deri më tash nuk ka marrë asnjë thirrje nga Haga.

“Nuk jam marrë në pyetje. Por, është krejt normale të dërgohet ftesa”, është shprehur Thaçi.

“Jam intervistuar, në rastin e zotëri Limaj, z. Haradinaj, në Hagë, pastaj në Kosovë prapë në rastin e zotit Limaj, dhe për një çështje gjithashtu që ndërlidhej me krimet e pretenduara të luftës”, ka thënë ai.

“Jam përgjigjur pozitivisht, jam intervistuar, është përmbyllur marrja në pyetje në cilësinë e dëshmitarit”, ka treguar Thaçi.

Ai ka thënë se do t’i përgjigjej një thirrjeje të mundshme të Gjykatës Speciale për t’u marrë në pyetje.

“Nëse vjen ftesa, do t’i përgjigjem pozitivisht edhe unë, si të gjithë bashkëluftëtarët e tjerë”, ka deklaruar Thaçi.

I pyetur nëse do të jepte dorëheqje nga posti i presidentit, nëse i vjen ftesa, Thaçi ka mohuar një mundësi të tillë.

Ai ka thënë se nuk do ta ndjekë shembullin e ish-kryeministrit Ramush Haradinaj për të dhënë dorëheqje, pas ftesës që mori nga Specialja.

“As ndërmend s’e kam, pse të jap dorëheqje? Intervistimi është krejt normal”, është shprehur ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz