back to top
Sunday, September 14, 2025
BallinaLajmeE turpshme, kosovari që infektoi edhe 11 të tjerë sfidon shtetin: S’ka...

E turpshme, kosovari që infektoi edhe 11 të tjerë sfidon shtetin: S’ka orë policore për mua

Të ngjajshme

“Dramë” në kryeqytet, Prishtina dhe Drita ndajnë pikët

Skuadra e Prishtinës dhe ajo e Dritës kanë ndarë...

Fehmi Kupina: Kaltër e bardhë përjetësisht për Prishtinën tonë

Kryetari i Lidhjes për Prishtinën, Fehmi Kupina, ka shprehur...

Turqia po fiton ndaj Gjermanisë pas pjesës së parë

Turqia e ka mbyllur në epërsi pjesën e parë...

Vreshtarët e Rahovecit ankohen për çmimin e ulët të rrushit të verës

Pavarësisht pasionit dhe trashëgimisë ndër breza për ta kultivuar...

Në Kosovë numri i të prekurve me koronavirus në Kosovë ka shkuar në 125, ku edhe komuna të reja kanë shënuar rastet e para me COVID-19, një nga to është komuna e Kamenicës, shkruan Gazeta Metro.

Një banor i fshatit Topanicë të Kamenicës është prekur me koronavirus, ai ka ardhur nga shteti i Gjermanisë, ku punon si shofer i autobusit të linjës Kosovë-Gjermani.

B.M., ka ardhur që 12 ditë në shtetin e Kosovës, ku me të ardhur ka rezultuar negativ me COVID-19 dhe është liruar të shkoj në shtëpi dhe te vet karantinohet, por ai nuk ka përfillur asnjë nga rregullat, shkruan Gazeta Metro.

Banori nga Topanica madje ka postuar fotografi në Instagram duke sfiduar shtetin dhe Policinë e Kosovës, ku ka shkruar se për të nuk ka as virus e as orë policore.

Madje ky person nga mos përgjegjësia e tij ka infektuar edhe 11 persona të tjerë me koronavirus dhe duke e dërguar fshatin në karantinë.//gazetametro.net

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz