back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeJa si reagoi Grenelli pasi qeveria vendosi masën e reciprocitetit

Ja si reagoi Grenelli pasi qeveria vendosi masën e reciprocitetit

Të ngjajshme

“Dashuria e parë nuk harrohet”, Mirlind Daku viziton Llapin në Antalya

Pavarësisht se tashmë luan te gjiganti rus, Rubin Kazan,...

“U soll pa shenja jete” – Mjekët në QKUK e konfirmojnë vdekjen e të miturit në Lipjan

Dy mjekë të Emergjencës, drejtori dr.Naser Syla dhe kujdestarja...

Skuadra e shqiptarëve në Bundesliga drejt garave evropiane, sot e bënë “terr” në Werder

Skuadra e futbollistëve kosovar në Gjermani, Hoffenheim ka marr...

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall...

Emisari i Donald Trump për dialogun Kosovë – Serbi, Richard Grenell, e ka shpërndarë në llogarinë e tij në Twitter qëndrimin e ambasadës së SHBA-së në Kosovë, ku thuhet se janë kundër vendosjes së masave të reciprocitet ndaj Serbisë.

Ambasada Amerikane më herët përmes një qëndrimi zyrtar kanë deklaruar se janë për heqje të plotë të taksës 100 përqind, pa vendosur masë reciprociteti.

Në këtë njoftim, thuhet se këto masa e rrezikojnë popullin e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë vendit.

“Shtetet e Bashkuara ishin të qarta se Kosova duhet të heqë të gjitha tarifat dhe të mos krijojë barriera të reja sepse këto politika lëndojnë njerëzit e Kosovës dhe e ngulfatin ekonominë e vetë Kosovës. Mbesim në kundërshtim të veprimit të fundit për zbatimin e masave të reciprocitetit ndaj qarkullimit të mallrave nga Serbia. Këto masa krijojnë më shumë probleme në kohën kur SHBA-të besojnë se marrëveshjet për linjë ajrore, hekurudhore, dhe për autostradë, të arritura mes të dyja palëve, do të rrisin zhvillimin ekonomik kur ato të zbatohen, dhe do të krijojnë kushtet e nevojshme për dialog të suksesshëm”, thuhet në reagim.

Ndaj kësaj ka reaguar edhe ambasadori Richard Grenell me një ‘retweet’ në llogarinë e tij në Twitter, ashtu edhe siç pritej pasi që SHBA ka qenë kundër masave të reciprocitetit që prej fillimit.

Kujtojmë se për çështja e taksës ka qenë edhe një prej arsyeve pse LDK ka rrëzuar Kurtin në Kuvend me mocion mosbesimi që është përkrahur nga 82 deputetë të Kuvendit.

Të Fundit

Sport

ShowBiz