back to top
Wednesday, January 28, 2026
BallinaLajmeFlet Presidenti Thaçi pas takimit me liderët e partive politike

Flet Presidenti Thaçi pas takimit me liderët e partive politike

Të ngjajshme

Kryetari i Skenderajt, Sami Lushtaku, zhvillon vizitë zyrtare në Libi (FOTO)

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, ka zhvilluar...

Amazon planifikon të reduktojë stafin e punës

Gjigandi i teknologjisë, Amazon, planifikon të shkurtojë stafin e...

Aksioni në Malishevë, deri më tani raportohet se janë ndaluar 18 komisionerë

Prokuroria Themelore e Gjakovës në bashkëpunim me Njësinë e...

Dallaveret me vota në Malishevë, Prokuroria del me detaje

Pas intervistimit të 50 komisionerëve për manipulim me rezultatin...

Thaçi: Vendimi se çka do të bëjmë tutje do të jetë në përputhje me vullnetin e partive dhe Kushtetutën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi pas takimeve që pati me liderët e tri partive politike, LVV-së, LDK’së dhe PDK’së ka folur para mediave, raporton Gazeta Express.

I pari i shtetit fillimisht ka falënderuar të gjithë ata që janë duke u kujdesur për qytetarët në kohën e përhapjes së koronavirusit. Ai tha se qytetarët po tregojnë disiplinë e janë duke sakrifikuar në interes të shëndetit.

“Rrini në shtëpi do ta përballojmë më lehtë, të prekurve nga virusi ju urojmë shërim sa më të shpejtë”, tha ai.

Thaçi ka shtuar se veprimet që do të merren më tutje do të jenë në përputhje me Kushtetutën, derisa përmendi edhe themelimin e institucioneve të reja.

“Pavarësisht vështirësive që i kemi nga koronavirusi jeta institucionale vazhdon dhe natyrisht funksionimi i demokracisë do të vazhdojë, sot si president duke respektu kushtetutën mandatin tim, pas mocionit të mosbesimit jam detyruar që të filloj konsultat me partitë politike për hapat e mëtutjeshëm në funksionimin e institucioneve të Kosovës, apo themelimin e institucioneve të reja”, tha presidenti.

Ai ka bërë të ditur se këto takime do t’i vazhdojë edhe nesër.

“Sot kam takuar kryetarin e LVV’së, kryetarin e LDK’së me ekipet e tyre dhe kryetarin e PDK’së. Nesër do të vazhdoj t’i takoj liderët tjerë në mënyrë që të krijoj një bazë të opinioneve apo të formsoj veprimet e mëtutjeshme që duhet t’i ndërmarr si president i vendit. Bazë e imja do të jetë respektimi i plotë i legjitimitetit qytetar duke marrë parasysh në tërësi edhe mocionin e votëbesimit me 25 mars. Të gjitha veprimet e mëtutjeshme që do të ndërmarrë si president pas konsultimeve do të jenë transparente në përputhje me Kushtetutën, ligjet por edhe praktikat e mëhershme. Pra do të jetë një proces i konsultuar kushtetues dhe ligjor për të cilin ju do të njoftoheni menjëherë”, ka deklaruar presidenti./GazetaExpress/

Të Fundit

Sport

ShowBiz