BallinaLajmeEkspertët thonë se në Britani mund të jenë 1.8 milionë të infektuar...

Ekspertët thonë se në Britani mund të jenë 1.8 milionë të infektuar me koronavirus

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Sipas shkencëtarëve, 1.8 milionë njerëz mund të jenë të infektuar me koronavirus në Britani të Madhe, ndonëse shumica ende nuk janë konfirmuar.

Parashikime të frikshme u dhanë edhe për Spanjën, ku besohet se 7.5 milionë njerëz tashmë janë infektuar me koronavirus, ndërsa në Italy besohet se 10 për qind e popullsisë janë të prekur.

Hulumtuesit e Kolegjit Imperial të Londrës, të udhëhequr nga profesori Neil Ferguson, e kanë studiuar përhapjen e koronavirusit në Evropë për ta parashikuar shkallën e vërtetë të përhapjes.

Ai dhe kolegët e tij thonë se mesatarisht katër për qind e popullsisë në 11 shtetet më të pasura të Evropës tashmë është prekur nga koronavirusi. Kthyer në numër të njerëzve, kjo përqindje i bie rreth 19 milionë persona.

Britania është një ndër shtetet më të prekura nga koronavirusi me 25 mijë të infektuar dhe rreth 1800 të vdekur, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

Para saj ndodhen Italia, Spanja, Franca dhe Gjermania. Gjermania ka më shumë të infektuar, por numër më të vogël të viktimave në krahasim me Britaninë.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz