BallinaLajmeKonjufca flet për veturat BMW në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Konjufca flet për veturat BMW në Ministrinë e Punëve të Jashtme

Të ngjajshme

Wirtz: Të gjithë duam të sjellim Kupën e Botës në shtëpi

Florian Wirtz ka shprehur dëshirën që të fitojë Kupën...

Anija luftarake amerikane ankorohet në Kroaci për riparime, gati 200 marinarë morën trajtim mjekësor

Anija luftarake “USS Gerald R. Ford”, transportuesi i avionëve...

Një dashuri dhe shtatë faje

Shkruan: Ag Apolloni Para tetë vjetësh, akademikët e ASHAK-ut e...

Goditje për Anglinë, 8 lojtarë largohen nga grumbullimi për ndeshjen ndaj Japonisë

Kombëtarja e Anglisë do të zhvillojë një tjetër ndeshje...

Kabineti i Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, sqaron se kur ka pranuar detyrën, më 04 shkurt 2020, veturat BMW për të cilat u raportua sot në media, i ka gjetur në ambientet e Ministrisë.

Me tri vetura të shtrenjta të markës BMW është bërë Ministria e Punëve të Jashtme, që prej fundvitit të shkuar. Blerja nëpërmjet një mashtrimi bërë gjigantit gjerman të veturave dhe vetë shtetit gjerman, është bërë pa përfillur procedurat e prokurimit, shkruan Koha.

Ato vetura janë blerë gjatë qeverisjes së kaluar dhe pas interesimit për to nga Kabineti aktual, janë ngritur shumë pikëpyetje për procesin e blerjes së tyre. Me këtë rast, janë kërkuar informacione shtesë dhe rasti është duke u shqyrtuar nga Kabineti aktual.

Në momentin e sqarimit të rastit, MPJD thotë se do të ndërmarrë masat përkatëse diciplinore për të gjithë përgjegjësitë për shkeljet eventuale gjatë kësaj blerjeje.

“Gjithashtu, ne do të kërkojmë edhe bashkëpunimin e organeve kompetente për hetimin e këtij rasti”, thuhet në shkrimin e tyre në faqen zyrtare të MPJD-së.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz