BallinaLajme“PDK qëndron në opozitë, të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK e Nisma...

“PDK qëndron në opozitë, të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK e Nisma dhe ta realizojnë ëndrrën e vitit 2014”

Të ngjajshme

Shoferi godet automjetin zyrtar, lëndohen dy policë

Dy policë kanë pësuar lëndime trupore dhe kanë pranuar...

Tentuan të hyjnë në Britani të fshehur në kamion, arrestohen dy shqiptarë

Dy shqiptarë janë vënë në pranga, ndërsa janë kapur...

Kosova ‘pushton’ mediat ndërkombëtare: Finalja me Turqinë në fokus

Kosova është një nga tetë kombëtaret që kanë arritur...

Ish-ministri i Drejtësisë dhe deputeti i PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se PDK hap rrugë për ndërtimin e një qeverie tjetër deri në zgjedhje të reja.

Tahiri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se PDK i qëndron besnike qëndrimit të saj pas zgjedhjeve të datës 6 tetor.

“PDK do të qëndrojë në opozitë. U bëjmë thirrje të gjitha partive që të bëhen bashkë dhe ta realizojnë ëndrrën e VLAN-it të vitit 2014 për një qeveri kundër PDK-së”, tha ai.

Deputeti i PDK-së thotë se kjo parti do ta ketë rolin e saj në dialog dhe procese të tjera të rëndësishme .

“Të bëhen bashkë LVV, LDK, AAK, NISMA,. Ne do të jemi në opozitë deri në zgjedhjet e reja”.

Tahiri thotë se PDK do të jetë gardiane e këtij vendi dhe nuk do të lejojë që qeveria të merr drejtime të gabuara.

“Të ndërtohen institucionet e reja. Nuk është mirë që vendi të mbetet në vakum qeverisës. PDK do të jetë opozitë konstruktive”, tha ndër të tjera Abelard Tahiri.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz