back to top
Sunday, August 17, 2025
BallinaLajmeKurti: Ai që e shkelë Kushtetutën është kriminel i shumëfishtë

Kurti: Ai që e shkelë Kushtetutën është kriminel i shumëfishtë

Të ngjajshme

Marash Kumbulla arrin në Majorka, i bashkohet Vedat Muriqit

Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Marash Kumbulla sapo ka...

Metaj: Zjarrvëniet e qëllimshme po e rëndojnë situatën

Drejtori i Agjencisë së Emergjencave, Genc Metaj, tha se...

Paralajmërimi i pavdekshëm i Dianas për Harryn dhe Williamin

Harry dhe William kanë përjetuar humbjen më të madhe...

Milan – Bari, Jashari nuk starton

Janë publikuar formacionet zyrtare të ndeshjes mes Milan dhe...

Fitore për Prishtinën e Re, Prishtinën dhe Ferizajn, barazim në Skenderaj

Prishtina e Re e ka mposhtur Malishevën, Prishtina ka...

Gjykata Kushtetuese e ka dhënë sot fjalën e fundit sa i përket kushtetutshmërisë së vendimit që mori Qeveria në krye me Albin Kurtin për kufizim të lëvizjes për qytetarët në disa orare të caktuara, raporton Gazeta Express.

Kushtetuesja e ka shpallur sot këtë vendim të qeverisë të pavlefshëm, derisa Kuvendi ka kohë deri më 13 prill që të nxjerrë një ligj për këtë çështje.

Mirëpo, tash kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti kishte qenë shumë i ashpër kur kryeministrat para tij në qeveri kishin marrë vendime anti kushtetuese.

Madje, gjatë kohës sa Isa Mustafa ishte kryeministër, Kurti kishte deklaruar se ai e ka shkelë kushtetutën e kjo e bën atë, super kriminel.

“Ky njeri e ka shkelë ligjin, ky është kriminel, ky njeri e ka shkelë kushtetutën, ky është super kriminel. Ai që e shkel kushtetutën është super kriminel. Nuk ka kriminel sot më të madh, nëpër burgje se Mustafa që e ka shkelë kushtetutën”, kishte deklaruar Kurti./GazetaExpress/

Video në linkun e mëposhtëm:

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz