back to top
Thursday, August 21, 2025
BallinaLajmeFamiljarët e të prekurve me Covid 19 nga Fushë Kosova jane të...

Familjarët e të prekurve me Covid 19 nga Fushë Kosova jane të izoluar, thote kryetari Berisha

Të ngjajshme

Chris Martin reagon pas skandalit të “kiss cam”

Gjatë një koncerti të turneut “Music of the Spheres”...

Arsenali po ia rrëmben Eze-n Tottenhamit

Arsenal ka hyrë fuqishëm në garë për të transferuar...

Shefi i stafit të Zelenskyy thotë se Ukraina e kujton “gabimin e Budapestit”

Shefi i stafit të presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ka...

Kryetari i Fushë Kosovës, Burim Berisha ka mohuar lajmin se dy të infektuarit me koronavirus nga kjo komunë kanë shpërndarë ndihma duke qenë pozitiv me COVID-19. Berisha ka thënë për Gazetën Express se e ka të konfirmuar që dy të infektuarit që janë nga e njëjta familje asnjëri nga ta nuk ka qenë i përfshirë në shpërndarjen e ndihmave.

Insituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike dje ka njoftuar për tri raste të reja të prekuar nga virusi COVID-19 me vendbanim në komunën e Fushë Kosovës.

Komuna e Fushë Kosovës kishte reaguar ndaj këtij njoftimi të IKSHP’së duke thënë se nuk janë raste të konfirmuara e më pas kjo komunë ka konfirmuar tri rastet e infektuara në fshatin Miradi e Ulët.

Gazeta Express ka kontaktuar Kryetarin e komunës së Fushë Kosovës, Burim Berisha për të marrë përgjigje se a ka pasur kontakte me njerëz njëri nga të infektuarit përmes shpërndarjes së ndihmave.

Kryetari Berisha tha se asnjëri nga dy meshkujt e infektuar nuk ka shpërndarë ndihma.

“Sapo e kam konfirmuar se të dy djemt nuk kanë punuar qe 6 muaj dhe nuk kanë shpërndarë kurfar ndihme”, i ka thënë ai Gazetës Express të martën.

Tutje, ai ka deklaruar se të trija rastet janë në vetizolim në shtëpitë e tyre dhe nuk kanë asnjë problem.

“Të tri rastet që janë në komunën tonë kanë qenë raste kontakti dhe janë të një familje në fshatin Miradi e Ulët, ata janë të vetizoluar dhe nuk kanë ndonjë problem të madh shëndetësor”, ka thënë kryetari i Fushë Kosovës.

Ndërkaq sot, IKSHPK’ja ka njoftuar edhe për dy raste të reja që rezultuan pozitiv me COVID-19, nga testimi i 24 pacientëve të dyshimtë nga Klinika Infektive.

Deri më tani në Kosovë janë të infektuar 108 persona me koronavirus, një 82-vjeçar ka vdekur dhe një tjetër është shëruar.

Kosova më 13 mars edhe zyrtarisht ka hyrë në mesin e shteteve të prekura nga virusi i rrezikshëm, COVID-19, ose i njohur si koronavirus. Që nga 13 marsi e deri më sot, në Kosovë janë 106 raste të personave të prekur me koronavirus.

Rasti i parë i konfirmuar me koronavirus është ai i 77-vjeçarit nga Stublla e Vitisë. Ai kishte hyrë më 5 mars në Kosovë nga shteti i Italisë, atje ku edhe tani situata me këtë pandemi ka dalë nga kontrolli./GazetaExpress/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz