back to top
Friday, January 30, 2026
BallinaLajmeLigji për pagat/ Ja kur pritet vendimi nga Gjykata Kushtetuese

Ligji për pagat/ Ja kur pritet vendimi nga Gjykata Kushtetuese

Të ngjajshme

Dallaveret me vota/ 1 muaj paraburgim për 5 komisionerë të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda,...

Elijona niset me urgjencë drejt spitalit pak minuta para Prime-it

Pak minuta para nisjes së Prime-it të Big Brother...

Forca e Sigurisë së Kosovës pjesëmarrëse në ushtrimin ndërkombëtar “KFOR 36”

Kontingjenti i FSK-së me kapacitete mjekësore ROL 1, që...

Pas pak minutash skadon zyrtarisht pezullimi i Ligjit të pagave, të cilin në dhjetor të vitit 2019 e kishte pezulluar Gjykata Kushtetuese e Kosovës.

Ligji i pagave ishte pezulluar deri më 30 mars nga Kushtetuesja pas kërkesës nga Avokati i Popullit.

KALLXO.com, mëson se në lidhje me ketë çështje pritet që nesër të vendoset nga Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës.

Ky Ligj përcakton rrogat për secilin zyrtar publik në Kosovë. Me këtë Ligj rregullohen edhe rrogat e kryeministrit, presidentit e deri te rrogat e punonjësve të sistemit gjyqësor.

Këtë Ligj e kishin kundërshtuar institucione të ndryshme pasi kishin mbetur poshtë me koeficientin i cili rregullonte rrogat.

Pas 35 ankesave të cilat ishin paraqitur tek Avokati i Popullit, ai kishte vendosur që këtë Ligj ta dërgojë në Kushtetuese në mënyrë që të vlerësohet nëse ky Ligj prek interesat e ankuesve.

Ndaj këtij Ligji ishin ankuar edhe zyrtarë të Administratës Tatimore të Kosovës. Ata kishin shfaqur pakënaqësitë me Ligjin e pagave pasi ishin lënë poshtë me koeficient.

Rroga më e lartë sipas këtij ligji i takon presidentit të Republikës, duke e pasur kështu koeficientin 10, i cili nënkupton 2,390 euro rrogë.

239 euro më pak në rast të zbatimit të këtij Ligji pritet të marrin kryeministri, kryetarja e Kuvendit dhe Kkryetarja e Gjykatës Kushtetuese ndërsa nga 1,912 euro marrin krerët e sistemit të drejtësisë.

Nga 1,852 euro rrogë është paraparë të marrin kryetarët e komunave.

Të Fundit

Sport

ShowBiz