back to top
Tuesday, October 21, 2025
BallinaLajmePolicia e konfirmon arrestimin e deputetit Demiri: Gjuajti me armë

Policia e konfirmon arrestimin e deputetit Demiri: Gjuajti me armë

Të ngjajshme

Garë e ngushtë mes Tahirit dhe Pecit në Mitrovicë, diferencë shumë e vogël votash

Numërimi i votave me postë në Komunën e Mitrovicës...

Çollaku: Krejt partitë politike deri të dielën hyjnë në negociata të fshehta për Qeveri

Ish-ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku tha se të gjitha...

Kurti shkon në Londër e takon mërgatën- i fton që të investojnë në Kosovë

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka takuar mërgatën shqiptare...

Kështu ndahen ulëset në Kuvendin Komunal të Rahovecit

Zgjedhjet e 12 tetorit kanë nxjerrë një rezultat tejet...

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Rasim Demiri, është ndaluar sot nga Policia e Kosovës për armë mbajtje pa leje dhe gjuajte me armë.

Bashkë me një person tjetër, i cili e ka pranuar se arma ka qenë e tij, janë shoqëruar në polici për intervistim.

Këtë e ka konfrimuar për Gazeta Blic drejtori i Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Aliu.

“Nuk është arrestuar. Sot gjatë ditës, në orët e pasditës patrollat tona gjatë kontrollimit në një fshat të Prizrenit, kanë dëgju të shtëna me armë zjarri dhe patrulla ka shkuar në vendin e ngjarjes. Aty ka taku dy persona, deputetin dhe një djalë aty të fshatit, kanë pasë një armë gjysmë automatike në dorë që dyshojmë se e kanë përdorë aty. Policia e ka konfisku armën, i ka marrë dy persona, i ka dërgu në stacion, janë intervistu, arma është konfiskuar me 16 fishekë. Është njoftu prokurori, është kry bastitsje në shtëpinë e djalit që ka qenë me deputetin, i cili ka pranuar se arma është e tij. Është kry bastisja, nuk është gjetë dicka tjetër, në konsultim me prokurorin rasti procedohet në mënyrë të rregullt. Nuk është i ndaluar asnjëri prej të dyshimtëve të akuzuar për armëmbajtje pa leje dhe përdorim të armës”, ka thënë Aliu për GazetaBlic.

“Nesër dorëzojmë kallëzimin penal dhe prokuroria në Prizren e procedon rastin tutje”, shtoi ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz