back to top
Saturday, October 25, 2025
BallinaLajme812 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Itali

812 të vdekur gjatë 24 orëve të fundit në Itali

Të ngjajshme

Rita Ora apo Marilyn Monroe? Artistja surprizon fansat me stilin e saj klasik

Këngëtarja me origjinë shqiptare, Rita Ora, ka surprizuar ndjekësit...

Gjendet pa shenja jete një burrë në banesën e tij në Prishtinë

Një rast i rëndë është raportuar mbrëmjen e së...

Bajrami: Çështja e rrymës po hetohet nga Prokuroria Speciale

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete...

Ndalohen dy shtetas të Serbisë në Kamenicë, hynë ilegalisht në Kosovë

Dy shtetas të Serbisë janë ndaluar nga Policia e...

Numri i vdekjeve nga shpërthim i koronavirus në Itali u ngjit për 812 duke e çuar totalin në 11 mijë e 591, njoftoi Agjensia e Mbrojtjes Civile.

Megjithatë numri i rasteve të reja të të prekurve nga Covid-19 u rrit me vetëm 4 mijë e 50, numri më i ulët që nga 17 marsi – tani janë githsej 101,739 raste nga 97,689 sa ishin ditën e mëparshme.

Rreth 5,217 raste janë regjistruar të dielën dhe 5,974 të shtunën.

Zyrtari i lartë i Organizatës Botërore të Shëndetit (OBSH) theksoi se bllokimet dhe masat e rrepta të vendosura në Itali për dy javët e fundit duhet të çojnë së shpejti në një stabilizim të epidemisë së koronavirusit në këtë vend, por do të kërkohet ndjekje vigjilente.

“Shpresojmë që Italia dhe Spanja janë pothuajse aty, por virusi nuk do të zhduket vetvetiu, ai duhet të tërhiqet përmes përpjekjeve të shëndetit publik” tha Dr. Mike Ryan, eksperti i lartë i urgjencave të OBSH-së, në një konferencë shtypi.

Për Italinë, Ryan tha se duhet të fillojnë të shohin stabilizimin.

“Rastet që shohim sot reflektojnë në të vërtetë ekspozimet e dy javëve më parë.”

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz