BallinaLajmeKompania EasyJet ndalon të gjitha fluturimet shkaku i pandemisë

Kompania EasyJet ndalon të gjitha fluturimet shkaku i pandemisë

Të ngjajshme

Osmani: Krimet që harrohen, rrezikojnë të përsëriten

Presidentja, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën që forcat serbe...

Çfarë përmbajnë planet për paqe me Iranin?

Plani i Uashingtonit për t’i dhënë fund luftës me...

Borë në Kroaci – pritet të bjerë edhe në disa vende të Ballkanit

Bora ka mbuluar disa pjesë të Kroacisë, dhe pritet...

Kompania EasyJet ka vendosur t’i ndërpresë të gjitha fluturimet për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Përmes një deklaratë të publikuar të hënën, kjo kompani njoftoi se i ka përfunduar fluturimet emergjente të dielën dhe tash do t’i dërgojë punëtorët në pushim prej dy muajve.

“Si rezultat i kufizimeve të pashembullta ndaj udhëtimeve, të vendosura nga qeveritë për shkak të pandemisë së koronavirusit, dhe si rezultat i zbatimit të karantinave në shumë shtete evropiane, EasyJet sot i ka ndërprerë të gjitha fluturimet”, thuhet në deklaratë.

Kompania njoftoi se i ka kryer 650 fluturime për t’i kthyer udhëtarët në vendet e tyre. Nga këto fluturime kanë përfituar mbi 45 mijë udhëtarë.

Në deklaratë thuhet se ende nuk dihet data e rifillimit të fluturimeve, por situata do të vlerësohet në bazë të rregulloreve në fuqi dhe në bazë të kërkesës.

Numri i fluturimeve në nivel global ka rënë me të madhe pas vendimit të shteteve për kufizimin e qarkullimit ndërkombëtar, shkruan “SkyNews”, transmeton Gazeta Express.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz