back to top
Thursday, September 11, 2025
BallinaLajmeBordi i SHSKUK-së që u shkarkua nga qeveria, kishte shkelur statutin e...

Bordi i SHSKUK-së që u shkarkua nga qeveria, kishte shkelur statutin e tij

Të ngjajshme

Çantat Lucky Bees – Stili i vjeshtës me çmime super të lira

Këtë vjeshtë, çantat Lucky Bees janë aksesorët që çdo...

Spanja gjobit prindërit nëse fëmijët e tyre të mitur pinë duhan

Qeveria spanjolle miratoi një projektligj të ri kundër pirjes...

MTV VMA/ Mariah Carey vesh fustanin që kap shifrën 10 milionë dollarë

Mariah Carey jo vetëm që u rikthye fuqishëm në...

Bordi drejtues i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës (SHSKUK) i cili u shkarkua nga qeveria në detyrë, kishte shkelur statutin e tij.

Naser Ramadani i cili u emërua kryesues i bordit në tetor të vitit 2017, kur u zgjodh ky bord, vazhdoi ta mbajë këtë pozitë deri sot, përkundër që statuti i SHSKUK-së e parasheh që kryesuesi i bordit të ketë mandat 1 vjeçar.

Në pikën 6 të nenit 11 kohëzgjatja e mandatit të kryesuesit përkufizohet kështu:

“Bordi Drejtues udhëhiqet nga Kryesuesi me mandat një (1) vjeçar i cili zgjedhet në bazë të parimit të rotacionit nga anëtarët e tij”.

Statuti i SHSKUK-së

Ky bord kishte shkelur edhe pikën 3.4 të këtij neni, i cili përkufizon emërimin e një përfaqësuesi nga spitalet e përgjithshme, kur nuk emëroi anëtar tjetër në bord nga Spitali i Prizrenit për zëvendësim të anëtarit paraprak të cilit kishte përfunduar mandati 6 mujor.

Shkarkimi i këtij bordi u bë në mbledhjen e djeshme të qeverisë në detyrë, me arsyetimin se nuk i ka përmbushur detyrat dhe përgjegjësitë e rëndësishme të përcaktuara me Statutin e SHSKUK-së dhe ka dështuar në arritjen e objektivave.

Në po këtë mbledhje, e cila ishte e shtatëmbëdhjeta me radhë u emërua bordi i ri i Shërbimit Spitalor me përbërjen e këtyre anëtarëve.

1. Dr. Agreta Gecaj – Gashi – Qendra Klinike Universitare e Kosovës;

2. Dr. Aida Rexhepi– Qendra Klinike Universitare Stomatologjike e Kosovës;

3. Dr. Xhevat Jakupi – Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike;

4. Dr. Diana Dafota – Spitali i Përgjithshëm Gjakovë – Në bazë të rotacionit dhe përmbushjes së indikatorëve të kualitetit të shërbimeve shëndetësore;

5.Dr. Sadete Hadri – Shërbimet e Kujdesit Parësor Shëndetësor;

6. Dr. Mirsad Shkreta – Ministria e Shëndetësisë;

7. Një (1) ekspert i menaxhmentit shëndetësor, i zgjedhur në bazë të konkursit publik.

Kryesues i Bordit Drejtues të SHSKUK është emëruar Xhevat Jakupi nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike, me mandat 1 vjeçar të cilin e pason me radhë në vitin e dytë përfaqësuesi i QKUK dhe në vitin e tretë përfaqësuesi i QKSUK.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz