back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaLajmeKonfirmohet nga Policia: Serbi i dehur arrestohet afër shtëpisë së Thaçit, shfaqte...

Konfirmohet nga Policia: Serbi i dehur arrestohet afër shtëpisë së Thaçit, shfaqte shenja të urrejtjes

Të ngjajshme

Kajtazi i ashpër me VV-në: Janë antishqiptar, urgjencë kombëtare të largohen

Analisti politik, Vehbi Kajtazi ka thënë se kryeministri në...

AARC: S’ka sovranitet të Kosovës pa SHBA – të veprohet me urgjencë

Këshilli i Marrëdhënieve Shqiptaro-Amerikane (AARC) ka shprehur “shqetësimin më...

Policia e Kosovës sot në orët e pasdites ka arrestuar një qytetar, të përkatësisë serbe, i cili ka shkuar pranë shtëpisë së presidentit Hashim Thaçi, me ç’rast ka bërë sjellje fyese dhe kërcënuese.

Ai ka bërë xhiro me veturë, ka ngritur tre gishtërinj dhe ka lëshuar muzikë me zë të lartë.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.

Ai ka thënë se gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policor personit të arrestar iështë gjetur një mjet i mpret thikë.

“Me datë 28.03.2020 rreth orës 15:55, në rrugën Stefan Nemanja në Qagllavicë, është ndaluar dhe arrestuar i dyshuari mashkull serb I. L. (1989). I dyshuari ka qenë në gjendje të dehur duke e drejtuar veturën e tij, ku në atë lokacion kishte shfaqur shenja të urrejtjes”, ka thënë Kelani për Insajderin.

Sipas tij, këto veprime i dyshauri i kishte përsëritur disa herë.

“Këto veprime, i dyshuari i kishte përsëritur disa herë, deri në momentin kur ishte ndaluar nga njesia policore e cila në atë lokacion siguron një objekt të personalitetit zyrtar. Gjatë kontrollimit të veturës, nga zyrtarët policor është gjetur një mjet i mreft thikë”, ka thënë Kelani.

Ndërsa, në konsultim me prokurorin kujdestar është lëshuar Aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar për 48 orë./Insajderi

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz