BallinaLajmeNjë polic i Kosovës i infektuar me Coronavirus

Një polic i Kosovës i infektuar me Coronavirus

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Një pjësëtar i Policisë së Kosovës është prekur me koronavirus.

I njëjti është duke marr trjatim mjekësor.

Kjo është bërë e ditur nga Policia e Kosovës.

“Po, është e vërtetë se një pjesëtar i Policisë së Kosovës është prekur nga koronavirusi”, thuhet në përgjigjen e shkurtër të Policisë së Kosovës për Express.

Kanë thënë se i njëjti polic ka edhe probleme tjera shëndetësore. Zyrtari policor është nga Malisheva.

Deri tash në Kosovë janë prekur 88 persona me COVID-19. Prej tyre një është shëruar plotësisht kurse një tjetër ka vdekur.

Qeveria e Kosovës ka ndarë 10 milionë euro për t’i bërë ballë virusit që është përhapur në shumicën e vendeve të botës. E ka shpallur edhe “Gjendjen e emergjencës së shëndetit Publik”, ku shtetit i lejohet të përdor secilin resurs publik e privat për ta mposhtur virusin.

Koronavirusi ka prekur shumicën e vendeve të Europës përfshirë edhe vendet e rajonit, si Shqipëria, Maqedonia, Serbia e Mali i Zi.

Koronavirusi nisi në Wuhan të Kinës ku Fillimisht virusi ishte përcjell nga shtazës e më vonë kaloi edhe te njeriu. Ende s’është gjetur vaksina me të cilën do të parandalohej shpërndarja e virusit. Për t’u mbrojtur nga ky virus kërkohet të mos kini kontakte me njerëz, të mos qëndroni në ambiente të mbyllura dhe t’i kushtoni kujdes higjienës, duke përfshirë larjen e shpeshtë të duarve.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz