back to top
Saturday, September 13, 2025
BallinaBotëInfektohen me coronavirus pesë anëtarë të Kongresit amerikan

Infektohen me coronavirus pesë anëtarë të Kongresit amerikan

Të ngjajshme

Gol në derbi, Juventusi në epërsi ndaj Interit

Skuadra e Juventusit ka shënuar gol ndaj Interit, në...

Elton John shqetëson fansat, publikon një foto nga spitali

Elton John ka shkaktuar shqetësim te disa prej fansave...

Dafina e bën zemrën “guri”, gati zbulon portretin e djalit të saj (Foto)

Interpretuesja e shumë hiteve, Dafina Zeqiri ka ndarë me...

Selmanaj dëgjon shqetësimet e banorëve të lagjes Arbana: Bashkë e ndërtojmë Prizrenin

Kandidati për kryetar të Prizrenit nga LDK, Driton Selmanaj,...

Mike Kelly është kongresisti merikan, që konfirmoi se ka dalë pozitiv me coronavirus, pasi gjatë javës kishte pasur simptomat e parë të sëmundjes COVID-19.

Njoftimi i republikanit 71-vjeçar nga Pensilvania, vjen një ditë pasi përfaqësuesi demokrat nga Karolina e Jugut, Joe Cunningham tha se është infektuar me coronavirusin e ri.

Ai tha se është në vetizolim prej 19 marsit, kur kishte kuptuar se ka qenë në kontakt me një ligjvënës që ka rezultuar pozitiv.

Senatori republikan, Rand Paul, përfaqësuesi demokrat Ben Mcadams dhe republikani Mario Diaz-Balart, po ashtu kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Të paktën 26 anëtarë të Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit amerikan janë në vetizolim, pasi kanë pasur kontakte me njerëz që janë infektuar.

Në Shtetet e Bashkuara janë 104,82 raste me coronavirus. Sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins, 1,711 persona kanë vdekur nga virusi.

Kongresi amerikan ka ndarë 2,2 trilionë dollarë për një ligj të ndihmës për të ndihmuar në luftën kundër coronavirusit. Ky ligj u nënshkrua më pas nga presidenti, Donald Trump. /REL/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz