BallinaLajmeGazmend Muhaxheri e thotë që këta janë dy emrat e LDK-së, që...

Gazmend Muhaxheri e thotë që këta janë dy emrat e LDK-së, që mund ta marrin postin e kryeministrit

Të ngjajshme

Agim Ademi viziton ”Dardanët” e rinj: Flamuri i Kosovës të valojë në Euro 2027

Presidenti i FFK-së, Agim Ademi, ka vizituar sonte kampin...

Rruga drejt NATO-s mbetet prioritet për Kosovën

Thuajse tri dekada pas ndërhyrjes së NATO-s, e cila...

Klodi i “çmend” femrat me pamjen e re

Ish-finalisti i Big Brother VIP Kosova, Klodian Mihaj vazhdon...

Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës

Presidenti i Serbisë, Alleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Vranjë,...

Haliti: Nuk kam emigruar, jam arratisur nga Jugosllavia nën kërcënim për jetë

Xhavit Haliti ka folur për periudhën e arratisjes dhe...

Kryetari i Pejës që është edhe nënkryetar i LDK-së, Gazmend Muhaxheri, thotë se LDK ka mjaft emra për kryeministër që do të dërgonin proceset përpara.

Muhaxheri, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se në qeverinë e ardhshme kryeministri do të ketë sfida të mëdha.

Ai thotë se LDK e ka pasur Vjosa Osmanin si kandidate për kryeministre por në përbërjen e re të qeverisë së ardhshme duhet një kryeministër që pranon sakrifica të mëdha.

“Është vështirë të them se mund të jetë Vjosa. Do të ketë biseda të vështira. Duhet menaxhuar vendi në një krizë të madhe ekonomike”.

Nënkryetari i LDK-së thotë se në LDK ka shtatë apo tetë figura që mund t’i çojë proceset përpara pa u frikësuar.

“Të gjithë ish-ministrat e LDK-së mund të jenë kryeministra. LDK ka Avdullah Hotin, Arban Abrashin e disa të tjerë”.

Muhaxheri megjithatë thotë se zgjidhja më e mirë kalimtare do të ishte një qeveri gjithëpërfshirëse.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz