BallinaLajmeGrenell: Albin Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se...

Grenell: Albin Kurti më shikoi drejt në sy dhe më tha se do ta heqë taksën

Të ngjajshme

Ndalohen në Morinë tre persona nga Kosova, dy prej tyre po kërkoheshin nga INTERPOL-i

Policia Kufitare në Morinë, gjatë kontrolleve në hyrje/dalje, me...

Kuqezinjtë nisen drejt Warshavës, Shqipëria e gatshme për ndeshjen me Poloninë

Kombëtarja e Shqipërisë është nisur drejt Warshavës. Kuqezinjtë nesër përballen...

Kryediplomati shqiptar: Kosova, prioritet kryesor i politikës së jashtme të Shqipërisë

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme i Shqipërisë,...

Emisari i Presidentit Amerikan në bisedimet Kosovë –Serbi Richard Grenell,në një intervistë për Emisionin Pressing të T7 ka zbuluar detaje të bisedave me Kryeministrin në dorëheqje Albin Kurtin duke thënë se ai i kishte premtuar heqje të taksës.

“Ai më shikoi në sy dhe tha se ata do ta largojnë taksën” ka thënë Grenell. Sipas tij, është qëndrim i Shtetet e Bashkuara se “taksa prej 100 për qind që është zbatuar para z.Kurti ka qenë duke i dëmtuar ekonominë dhe popullin e Kosovës më së shumti”.

“Prandaj, për ne nuk ka kuptim që të ketë politika që janë duke e dëmtuar ekonominë, që nuk i lejojnë bizneset të lëvizin përpara dhe të krijojnë vende pune. Kjo i prek të rinjtë që duan vende pune dhe kur politikat e dëmtojnë vetë ekonominë, nuk duhet të pritet nga ne, Shtetet e Bashkuara, që të vazhdojmë t’i përkrahim politikat që janë duke i dëmtuar njerëzit dhe aktivitetin e krijimit të vendeve të punës” ka shtuar Grenell.

Emisari amerikan ka thënë se ekonomia amerikane, nën udhëheqjen e Trumpit ka qenë e mahnitshme dhe se pikërisht për Kosovën e Serbinë Trump i kishte kërkuar atij që të ndihmojë për të krijuar hapa nxitës ekonomikë dhe një atmosferë pro-biznesore në mënyrë që të rinjtë të gjejnë vende pune.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz