BallinaLajmeHaradinaj: S’mund të preken territoret, të gjithë në Kosovë janë kundër këtyre...

Haradinaj: S’mund të preken territoret, të gjithë në Kosovë janë kundër këtyre lojrave

Të ngjajshme

Turqia kalon në finale të “play-offit”, pas fitores ndaj Rumanisë

Turqia ka kaluar në finalen e madhe të “play-offit”...

Kosova do të përballet me Turqinë në finale nëse fiton sonte ndaj Sllovakisë

Turqia do të jetë kundërshtarja e Kosovës në finale...

KRU “Prishtina” paralajmëron masa: Borxhi për ujë kalon 45 milionë euro

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” njofton se borxhi i...

Zbulohet 11-shja startuese e Kosovës – ky është vendimi për Zhegrovën

Kosova sonte në Bratislavë do të luaj kundër Sllovakisë...

Turqia kalon në epërsi ndaj Rumanisë (VIDEO)

Është zhbllokuar ndeshja mes dy kundërshtarëve të mundshëm të...

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk është e mundshme që të zbatohet ndonjë marrëveshje për ndarjen e Kosovës.

Ai ka thënë se ka pasur tendenca të tilla, mirëpo këto përpjekje kanë marrë fund.

“Mendoj se burimi i ndarjes së Kosovës, ka dalë nga Beogradi. Nuk është e mundshme të ndodh një gjë e tillë. Fakti është se shumë shqiptarë në territor të Kosovës, në Maqedoni, në Mal të Zi. Hapja e kësaj Kutie të Pandorës, do të krijonte konflikte të reja. Mendoj se edhe miqtë tanë e kanë pa që është e rrezikshme nëse tentohet të preken territoret në trojat tona. Çdo prekje e territoreve, shkakton gjakderdhje të reja”, ka thënë Haradinaj në Euronews Albania.

Haradinaj ka theksuar se të gjithë përveç Presidentit të Kosovës, janë kundër shkëmbimeve territoriale.

“Të gjithë në Kosovë, përveç Presidentit të Kosvoës, janë kundër shkëmbimit të territoreve”, ka theksuar ai.

Ai ka thënë se kjo gjë është bërë e qartë me qëndrimin e mbrëmshëm të deklaratës amerikane se s’ka plane sekrete për ndarjen e Kosovës.

“Edhe mbrëmë qëndrimi i zytarëve amerikanë ishte i qartë, se nuk ka plan për ndarjen e territorit të Kosovës. Ata e demantuan zotin Kurti”, tha ai.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz