back to top
Monday, September 8, 2025
BallinaLajmeNënkryetari i VV-së nuk bindet me deklaratën e Amerikës: Thaçi dhe Vuçiq...

Nënkryetari i VV-së nuk bindet me deklaratën e Amerikës: Thaçi dhe Vuçiq kanë plan të fshehtë pa e ditur ShBA

Të ngjajshme

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime nesër

Në disa qytete të vendit, nesër do të ketë...

Pamje nga eklipsi që u pa sonte edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë sonte edhe në...

Eklipsi i rrallë hënor shihet edhe në Kosovë

Eklipsi i rrallë hënor është parë edhe në Kosovë. Bota...

Aktori bën pauzë nga aktrimi

Jonathan Bailey ka vendosur të bejë një pauzë në...

Nënkryetari i parë i Lëvizjes Vetëvendosje, Besnik Bislimi ka reaguar pas komunikatës së Departamentit Amerikan të Shtetit ku mohohet të ketë një plan sekret për shkëmbim territoresh midis Kosovës dhe Serbisë.

Një marrëveshje e tillë është përmendur edhe nga kryeminsitri në detyrë i Kosovës dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti.

Bislimi nuk është tërhequr nga ideja e shefit të tij duke thënë se Thaçi e Vuçiq kanë planifikuar marrëveshje për shkëmbim territoresh pa u konsultuar me SHBA-të.

Shkrimi i plotë:

Deklaratë e mirë për Kosovën kjo e diplomatëve amerikanë Grenell e Palmer

Duhet nënvizuar:

1 – Grenell&Palmer pohojnë se SHBA do të bashkepunojne me secilen qeveri te Kosovës që del nga proceset kushtetuese. Pra, nuk kanë qëndrim kundër një subjekti, siç kanë bërë propagandë disa persona në Kosovë.

2 – Diplomatët kërkojnë respektim të kushtetutës dhe jo individë që e vendosin veten mbi kushtetutën dhe mbi institucionet. Proceset kushtetuese për qeverinë ofrojnë këto opsione: zgjedhje të reja, mandatim i LV nga presidenti, e deri atëherë, vazhdim me qeverinë në detyrë. Dhe proceset kushtetuese për dialogun thonë se e udhëheq kryeministri.

3 – Ata thonë se nuk kanë parë plan me shkëmbim. territorial. Kjo konfirmon edhe një herë se Thaçi të gjithë diskutimin publik dhe planin për shkëmbim territoresh e ka bërë pa u konsultuar me amerikanët, po vetëm me Vuçiqin.

4 – Megjithate ka një ndryshim, më përpara thuhej se pranohet gjithçka që pajtohen palët (Serbia e Kosova), tash edhe pak mbetet që të kthehen te doktrina e vetme e arsyeshme, ajo që Kosova është e paprekshme në kufijtë e saj.

Aleanca e Kosovës me ShBA ndërtohet pikërisht mbi principe të tilla.

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz