back to top
Friday, September 5, 2025
BallinaLajmeGodasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Ju sigurojmë se s’ka plan sekret...

Godasin Shtetet e Bashkuara të Amerikës: Ju sigurojmë se s’ka plan sekret për shkëmbim territoresh

Të ngjajshme

Zbulimet që po ndryshojnë mënyrën se si trajtojmë zemrën

Mjekët, shkencëtarët dhe kërkuesit në takimin vjetor të Shoqatës Europiane të...

Rritet shkalla e papunësisë në SHBA

Shkalla e papunësisë në SHBA u rrit në 4.3%...

​Kamberi dorëzon kërkesë për ta paisur Preshevën me targat e veta të regjistrimit

Deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip...

I dërguari i posaçëm i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell; ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett; dhe përfaqësuesi i posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer, kanë lëshuar një deklaratë të përbashkët për Kosovën, në natën e së enjtes.

“Shtetet e Bashkuara qëndrojnë pranë popullit të Kosovës. Ne përshëndesim përpjekjet e vazhdueshme të profesionistëve shëndetësorë dhe të tjerëve që po punojnë me zell, në rrezik të lartë, për të reduktuar përhapjen e COVID-19 në Kosovë. Në këtë kohë të pasigurisë, ne i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës ta respektojnë Kushtetutën e Kosovës dhe sundimin e ligjit. Ne jemi të vendosur të bashkëpunojmë me çdo qeveri që formohet nëpërmjet procesit kushtetues”, thuhet në deklaratën e zyrtarëve të lartë amerikanë.

“Përveç kësaj, ne vazhdojmë t’i bëjmë thirrje udhëheqësve të Kosovës që t’i heqin tarifat plotësisht. Ne besojmë se tarifat po e dëmtojnë popullin e Kosovës, duke penguar bashkëpunimin rajonal kundër COVID-19 – përfshirë vonimin e hyrjes së furnizimeve të nevojshme në Kosovë – dhe pengimin e zhvillimit ekonomik”, vazhdon deklarata.

“Ne duam të bëjmë të qartë se nuk ekziston një plan sekret për shkëmbime territoresh ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, siç kanë spekuluar disa. I dërguari i posaçëm presidencial, Richard Grenell, asnjëherë nuk e ka parë dhe as nuk e ka diskutuar një plan të tillë. Fokusi i Qeverisë së SHBA’së për mbështetjen e marrëveshjeve të fundit për linjat ajrore, hekurudhore dhe autostradat ndërmjet Kosovës dhe Serbisë synon të përmirësojë ekonominë dhe të krijojë vrull ekonomik. Ne besojmë se ky vrull do t’i japë energji të re një procesi dialogu që do të çonte drejt njohjes reciproke”, përfundon deklarata nga Uashingtoni. /Express/

- Advertisement -

Të Fundit

Sport

ShowBiz